Njoftim për Panairin Bujqësor 2025

Njoftim për Panairin Bujqësor 2025

Ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin Bujqësor me produkte vendore, që do të mbahet më 16 dhe 17 Shtator 2025, në sheshin e qytetit të Lipjanit.
🕚 Panairi hapet nga ora 11:00 dhe do të jetë një mundësi e veçantë për t’u takuar me fermerë, përpunues ushqimorë dhe adhurues të produkteve vendore.
Gjatë dy ditëve të panairit do të keni rastin të:
• Shijoni produkte të freskëta, natyrale dhe plot shije nga prodhues lokalë.
• Mbështesni zhvillimin rural përmes blerjes së prodhimeve vendore.
Ejani ti përkrahim prodhuesit tonë vendor! 🌽🍏🍯
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe të përpunimit të ushqimit” me donator FRIEDA dhe i implementuar nga IADK.
ftesa_final_page-0001.jpg