Në hapjen e panairit morën pjesë: Z. Zenel Bunjaku – Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, Z. Imri Ahmeti – Kryetar i Komunës së Lipjanit, Z. Rexhep Rexhepi – Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Lipjanit dhe përfaqësues të tjerë të komunës dhe ekipi i projektit FRIEDA
Panairi kishte për qëllim të promovojë prodhimin vendor, të mbështesë pjesëmarrëset fermerët lokalë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale.
Pas mbylljes së panairit, të gjitha pjesëmarrëset u certifikuan me certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa tri prej tyre u shpërblyen me dhurata simbolike për: Promovimin më të mirë, Dizajnin më kreativ dhe Produktin më unik.
Ky aktivitet u organizua nga IADK dhe u realizua në kuadër të projektit:
“Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit.
Gjithmonë në përkrahje të fermerëve tanë!










