Zhvillimi i Bujqësisë në Obiliq – Mbështetje konkrete për fermerët!

Zhvillimi i Bujqësisë në Obiliq – Mbështetje konkrete për fermerët!

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural mbetet shtyllë kryesore për gjenerimin e të ardhurave në mesin e komuniteteve të pakicave dhe grupeve të cenueshme në Kosovë. Për të forcuar këtë sektor, IADK ka mbështetur 17 fermerë në Komunën e Obiliqit me pajisje moderne bujqësore, duke përfshirë mekanizma për kultivimin e perimeve, për sektorin e blegtorisë, si dhe me serra që kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së prodhimit.
Si pjesë e kësaj iniciative janë mbështetur:
-15 fermerë përfitues me pajisje të ndryshme bujqësore, të cilat do t’u ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit;
-Janë instaluar dy serra nga 120m2, të pajisura me sisteme moderne të ujitjes dhe inpute mbështetëse, që do të shërbejnë si modele praktike për prodhimin bujqësor.
Përveç mbështetjes me pajisje, IADK do të ofrojë edhe trajnime praktike, duke i pajisur përfituesit me njohuritë e nevojshme për të shfrytëzuar në maksimum këtë ndihmë. Kjo është vetëm një hap drejt fuqizimit të bujqësisë lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në komunitetet rurale.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Embassy of Sweden in Pristina. Fondet e projektit menaxhohen nga Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG
11.JPG
12.JPG
13.JPG
14.JPG