Realizohet vizita për shkëmbim të përvojave me përfitues të serrave

Realizohet vizita për shkëmbim të përvojave me përfitues të serrave

Më datë 31 Gusht 2025 është realizuar vizita studimore për shkëmbim të eksperiencave me përfitueset e serrave, me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për teknikat e kultivimit të perimeve.
Në këtë vizitë kanë marrë pjesë 9 përfituese të serrave nga komuna e Vushtrrisë, të cilat së pari janë njohur me praktikat e kultivimit në serren demonstruese të IADK-së, si dhe investimet që janë bërë në këtë serrë në aspektin e digjitalisimit të sistemit të ujitjes dhe ajrimit të serrës, dhe adaptimet kundrejt ndrtyshimeve klimatike.
Më pasë është vizituar fermeri Selim Kosumi nga komuna e Vushtrrisë, i cili në serrën me sipërfaqe prej 0.40 ha kishte të kultivuar perime (domate dhe tranguj), dhe gjatë vizitës ai ndau gjithë përvojën e tij të suksesshme në kultivimin e perimeve, përfshirë përgatitjen e tokës, llojet e plehrave të përdorura, për llojet e hibrideve të kultivuara të perimeve, mbjelljen dhe mastat e përkujdesit ndaj perimeve.
Vizita e dytë është realizuar te fermeri Vehbi Gashi në komunën e Mitrovicës, i cili po ashtu tregoj për përvojat e tij në kultivimin e perimeve, veçanërisht për mbjelljen, kultivimin, prodhimin dhe tregtimin e sallatës së gjelbërt.
Vizitat e realizuara gjatë kësaj dite kanë motivuar përfitueset për përkushtim edhe më të madhë në aktivitetin e tyre në serra, e ato njëkohësisht kanë shkëmbyer edhe mes veti përvojat tyre gjatë kultivimit të perimeve në serrat e përfituara përmes projektit.
IMG_4013.JPG
IMG_4019.JPG
IMG_4066.JPG
IMG_4067.JPG
IMG_4085.JPG
IMG_4108.JPG
IMG_4116.JPG
IMG_4145.JPG