Përkrahen 17 fermer me serra për kultivimin e perimeve!

Përkrahen 17 fermer me serra për kultivimin e perimeve!

Më 10 Maj 2024 janë shpërndarë fidanet e perimeve për 17 fermer të cilët përfituan grante në ndërtimin e serrave për kultivim të perimeve. Serrat e ndërtuara kanë sipërfaqe nga 176 m², dhe janë të të shoqëruara edhe me inpute tjera përcjellëse dhe fidanë të perimeve. Përfitues të serrave janë fermer/e nga komuna e Vushtrrisë, Skenderajt dhe Drenasit, për të cilët do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së gjatë tërë vegjetacionit, si dhe vizita studimore me qëllim të shkëmbimit të përvojave me fermer më të avancuar në Kosovë.

Kjo përkrahje do të ndikoj në gjenerimin e të ardhurave të fermerëve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre në zonat rurale ku ata jetojnë.

Ngritja e serrave është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Bread for the World (BftW) nga Gjermania dhe bashkëfinancuar nga komunat partnere.

IMG_2391.JPG
IMG_2494.JPG
IMG_2563.JPG
IMG_2621.JPG
IMG_2644.JPG