Temperaturat e ulëta shkaktuan dëme në pemët frutore

Temperaturat e ulëta shkaktuan dëme në pemët frutore

Temperaturat e ulëta qe kanë mbretëruar mëngjesin e sotëm më 21.04.2016 kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e pemëtarisë.

Bazuar në të dhënat e stacioneve meteorologjike të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) të cilat janë të vendosura në Postovë të Vushtrrisë temperaturat kanë zbritur në -2,8C0 ndërsa në Vaganicë të Mitrovicës -2,3C.

Si rezultat i këtyre temperaturave dhe në bazë të vizitave të pemishteve në terren nga ekspertet e IADK-së frutat e pemëve të porsaformuara  janë dëmtuar në masën 10-80%.
 
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar tek pemët që kanë formuar fruta dhe ato në formim e sipër, mollët, dardhat, kumbullat, dredhëzat etj.




Këto dëme do të ndikojnë shumë në të hyrat e fermerëve për këtë vit, por pasojat do të ndihen edhe vitet në vazhdim sepse do të vijë deri tek paraqitja e fytmëdhenjës alternative.

Duke u bazuar në të dhënat dhe përvojën në pemëtari intensiteti i dëmeve varet nga temperaturat e ulëta,  fenofaza në të cilën gjendet pemishtja si p.sh.: frutat e porsaformuar mund të dëmtohen në -1,1 C0  në lulzim të plotë në -2,2 Cndërsa lulet e posa formuara mund të dëmtohen në -3,9 C0.

Këto dëme do t’i ndiejnë me tepër pemëtarët e Kosovës të cilët me mund dhe sakrifica të mëdha kanë ngritur  pemishtet,  prandaj është momenti i fundit që të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe fermerët e Kosovës të mendojnë për sigurimin e prodhimtarisë në bujqësi nga fatëkeqësit elementare: breshëri, vërshimet, temperaturat e ulëta etj.