MULLAGA ZEZË – MALVA SYLVESTRIS SSP MAURITANICA
Në qarkullim vjen: gjethet e mëllagës së zezë – Malvae folium
Lulja e mëllagës së zezë – Malvae flos
Pjesa mbitokësore e bimës mbi lulëzim – Malvae herba
Është një lloj bime jashtëzakonisht e përhapur, gjendet në të gjitha kontinentet, gjendet në të gjitha vendet në Kosovë, gjendet zakonisht skaj rrugëve, në kullosa, oborre, djerrina etj. Vjelët zakonisht gjethet dhe lulet, deri më tani janë vjelë vetëm lloji i egër. Tani ka filluar edhe kultivimi saj me qëllim që të sigurohet një kualitet dhe standard më i mire. Vjelët gjethet dhe lulet të cilat janë më të mëdha krahasuar me llojin e egër.
Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike
Bimë dy ose shumëvjeçare me kërcell të degëzuar, të rrumbullakët, vertikal me lartësi deri në 1.5 m, gjelbër në maje dhe i drunjëzuar në pjesën e poshtme. Rrënjët janë boshtore, të degëzuara dhe dobët të zhvilluara. Gjethet kanë madhësitë ndryshme në bazë më të mëdha, duke shkuar kah maja madhësia e tyre zvogëlohet. Lulet zhvillohen në sqetull të gjetheve të cilat kanë ngjyrë të mbyllur vjollce. Lulëzojnë në një periudhë të gjatë kohore nga maji deri në vjeshtë. Në kushtet tona bimët mirë dimërojnë. Vetëm në dimrat e fortë vjen deri tek dëmtimi shumë i madh. Në pranverë fillon të zhvillohet shumë herët sepse gjethet i rezistojnë ngricave të hershme pranverore. Shih foton:

Përbërja kimie dhe përdorimi e bimës së mëllagës së zezë
Gjethet dhe lulet e mëllagës së zezë përmbajnë glikozide deri në 10%, pastaj tanin, acide organike etj. Përdoret shume herët si bimë mjekësore kurse tani si caj gjatë ndezjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe zbutjes së kollës.
Kushtet e suksesit
Klima - Sie egër gjendet kudo, kurse si e kultivuar në tokat që i ekspozohen diellit dhe janë të mbrojtura nga erërat.
Toka - Nuk ka kërkesa të veçanta por më shumë i përshtaten tokat e lehta me strukturë të mirë, më pjellori dhe regjim të mirë ujor dhe ajror.
Kultivimi
Qarkullimi bimor: bimë njëvjeçare mund të kultivohet në qarkullim por e duron mirë edhe monokulturën. Në të njëjtën sipërfaqe mund të kultivohet 3 – 4 vjet, kurse si para kulturë i përshtaten kulturat mihës.
Përpunimi tokës – Punimi themelor në vjeshtë kurse sipërfaqësor në pranverë pak para mbjelljes së farës ose mbëltimit të fidanit.
Shumimi - Shumohet kryesisht me farë ose me fidanë
Mbjellja e drejtpërdrejtë me farë kryhet në fillim të prillit, distance në mes rendeve 60- 70 cm kurse brenda rendit 20-30 cm. Për 1 ha është e nevojshme 1.5-2 kg farë. Kjo mbjellët në thellësi 2 cm pas 15-20 ditë bima ka 4-5 gjethe të përhershme ku edhe bëhet mihja e parë dhe vendosen distancat në mes rendeve dhe brenda rendit.
Mbjellja nëpërmes fidanit – Prodhimi fidanit kryhet në lehtë të nxehta ose tunele, në fund të shkurtit ose fillimi marsit dhe për 50 – 60 ditë ato mund të rriten dhe zhvillohen, pastaj të ndërrohen. Fidanët në këtë periudhë kanë 4 – 6 fletë. Ndërrimi kryhet në prill, distancë në mes rendeve 70 cm kurse brenda rendit 20 – 30 cm.
Kujdesi
Përfshinë mihjen ndërmjet rendeve dhe ujitjen.
Mihja - Mban tokën e shkriftë dhe të pastër nga barojat. Është e rëndësishme në fillim të zhvillimit të bimëve. Numri i mihjeve i përshtatet gjendjes së tokave por më së shumti aplikohet 2-3 herë gjatë vegjetacionit.
Ujitja - Kjo kulturë ka nevojë për ujitje, veçanërisht në fazat fillestare. Reagon mirë në ujitje në mot të thatë. Lagështia e tepërt ka ndikim negative dhe ndikon në paraqitjen e ndryshkut dhe sulmon gjethet.
Vjelja - Fillon nga qershori deri vonë në vjeshtë. Zgjatja e vjeljes varet nga kushtet klimatike dhe lagështia e tokës gjatë verës. Përveç luleve nga korriku fillon edhe vjelja e gjetheve.
Tharja - Lulet pas vjeljes më së miri është të thahen në tharëse në temperaturë deri në 50°C. Në kushte natyrore tharja duhet të mbrohet në hapësirë të mbyllur me ngjyrë të mbyllur. Për 1 kg të thatë janë të nevojshme 8 kg të njomë. Edhe gjethet thahen në temperaturë 60°C me raport 1 kundrejt 5-6 kg. Vjelja duhet të jetë e shpejtë me qëllim të ruhet ngjyra natyrore e bukur. Mund të shfrytëzohen për tharje edhe serrat tunel që janë përmendur në pjesën e përgjithshme të broshurës.
Rendimenti për 1 ha është 500 – 800 kg lule të thara dhe 2000 – 3000 kg gjethe të thara. Cmimi i luleve te thara sillet 10 – 12 euro per kg.