Teknologjia kultivimit të mëllagës së bardhë

Teknologjia kultivimit të mëllagës së bardhë

MULLAGA E BARDHË (ALTHEA OFFICINALIS L.)
Në  shitje haset si:                 

Gjethi mëllagës së bardhë - Althaea folium

Lulja e mëllagës së bardhë – Althaea flos

Rrënja e mullaces së bardhë – Althaea radix

Mëllaga bardhë mundë të gjendët afër lumenjve të mëdhenj, në livadhe të lagështa, afër rrugëve si bimë në formë të egër. Për shkak të kërkesës gjithnjë e më shumë të mëllagës së bardhë viteve të fundit përveç mellages së vet mbirë në natyrë, ka filluar edhe  kultivimi organizuar i kësaj bime. Tek bimët e kultivuara të mellagës rrënja është më e plotë, më e trashë me shumë mukozë, se rrënjët e bimëve në formë të egër.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike 

Mëllaga e bardhë është bimë shumëvjeçare me sistem rrënjor të fuqishëm. Rrënjët i ka të degëzuara mishatake nga jashtë ngjyrë kafe e zbehtë dhe në brendi me ngjyrë të bardhë. Nga koka e rrënjës dalin kërcej të cilat arrijnë lartësinë nga 1.5 gjer në 2 m.

 

Shih foto




Përbërja kimike dhe përdorimi i mëllagës së bardhë   

 

Nga kohërat e vjetra, mëllaga e bardhë është e njohur si ilaç popullor. Te ne përdoret si në mjekësinë popullore dhe atë shkencore. Më së shumti përdorët rrënja dhe përdoret për shërimin e traktit frymëmarrjes dhe kundrejt kollitjes. Veç kësaj mëllaga përdoret edhe kombinim i çajave të ndryshëm.

 

Në rrënjën e mëllagës ka 30-35 % tajitje mukoze, afër 35 % amidon, diçka prej sakarozë, pektinë etj.


Kushtet e kultivimit

 

 

Klima - është bimë e klimës kontinentale. Veçanërisht zhvillohet mirë në klimat të butë, nuk është e ndjeshme në temperatura të ulëta gjatë dimrit. Më së miri ka sukses në viset ku reshjet vjetore kalojnë 600 mm.

 

Toka - Për kultivimin e mëllagës zgjedhja e drejt e tokës është kusht i mirë për sukses. Rendimentet më të larta jep në bartjet e freskëta të aluvijumeve në tokat e zeza me përmbajtje të lehtë mekanike si dhe në të gjitha tokat që kanë përmbajtje të mirë mekanike. Me këtë është e dëshirueshme që ujërat nëntokësore të jenë në zonën aktive të rrënjëve. Mëllagën nuk duhet të mbjellim në toka të rënda mekanike. Rendimentet me të mira jep në toka të pasura. Për mbjelljen e mëllagës  mund të përdorim toka të cilat janë periodikisht të vërshuara. Mëllaga mundet pa dëmtime të kaloj 10-15 ditë nën uji.

 

Kultivimi

 

Qarkullimi bimor - Mëllaga e bardhë në parcelën e njëjtë qëndron 1 vit, më së shumti 2 vite. Monokulturën nuk e duron dhe duhet të kultivohet me ndërrim të kulturave të tjera. Ndërrimi i kulturave duhet të behet në atë mënyrë që në tokë të njëjtë të kultivohet pas 3 - 4 vit. Duhet të merret në konsiderim që para kultura të len mbrapa një tokë të shkriftë dhe të pastër nga barojat. Ngritja e sipërfaqes me mëllagë të bardhë më së miri ka sukses pas kulturave të plehëruara, kuptohet vetëm me plehra organik.

 

Punimi tokës - ka sistem rrënjor të fuqishëm dhe të degëzuar, e cila depërton thellë në tokë, qëllimi themelor i punimit është krijimi shtresës së thellë livruese  në të cilën sistemi rrënjor do të zhvillohej pa pengesa . Toka për mëllagë të bardhë duhet patjetër të lëvrohet në vjeshtë, edhe atë sa më herët. Thellësia e lëvrimit varet nga tipi tokës, por nuk duhet të jetë më pak se 30-40 cm. Nëse mëllaga mbillet në vjeshtë menjëherë, menjëherë pas lëvrimit, parcela duhet të kultivohet. Ndërsa nëse mbillet në pranverë lavra mbetet në hullie hapur dhe në pranverë para mbjelljes bëhet kultivimi sipërfaqësor.

 

Plehërimi - Nuk preferohet që parcela e mbjell me mëllagë të bardhë drejtpërdrejt plehërohet me pleh stalle. Mjafton vetëm nëse para kultura ka qenë e plehëruar me pleh stalle.

 

Shumëzimi - Ekzistojnë disa lloje të shumëzimit të mëllagës së bardhë mirëpo në praktikë hasim këto mënyra:

 

Mbjellja e drejtpërdrejt nëpërmes së farës

 

Prodhimi fidanëve në lehë të ftohta dhe pastaj trapiantimi (ndërrimi) i tyre.

 

Mbjellja me copëza të kokës së rrënjëve nga bimët e vjetra

 

Mbjellja drejtpërdrejt me farë - bëhet në vjeshtë të vonë në nëntor apo fillimi dhjetorit kur nuk ekziston mundësia që fara të mbijë në vjeshtë. Nëse kalohet ky afat atëherë mbjellja bëhet në pranverë kah fundi shkurtit. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me mbjellje të vjeshtës ose dimërore – pranverore, parcela duhet të përgatitet mire, ndërsa toka duhet të jetë mirë e imtësuar. Mbjellët me makinë mbjellëse në largësi 50-70 cm rendi prej rendit. Mbjellët në thellësi prej 1-2 cm. Për mbjellje të drejtpërdrejt të 1 ha përdoren 3 – 4 kg farë. Fara e mëllagës ngadalë mbinë. Për 4 javë temperatura aktive mbin vetëm 50 – 60% e farës së mbjell. Pas mbirjes, në fazën fillestare të zhvillimit, mëllaga e bardhë ngadalë zhvillohet dhe për këtë arsye është e nevojshme një kujdes i veçantë që në periudhën e pare. Kjo mënyrë e mbjelljes vjen në shprehje në parcelat të cilat nuk janë shumë të rrënjëzuara nga barojat shumëvjeçare në të kundërtën janë gjasat e vogla për sukses. 

 

Prodhimi fidanëve - në lehë të ftohta, dhe trapiantimi i shpejt i tyre në vend të përhershëm në fushë të hapur është i shtrenjtë  por mënyra më e besueshme e mbjelljes së kulturës së mëllagës së bardhë. Fara në lehë të ftohta mbjellët në gjysmën e parë të muajit korrik. Mbjellja bëhet në mënyrë të shpërndarë ose rende në distance midis rendeve 15-20 cm. Për mbjelljen e 1 m2 në lehë nevojiten diku 3-5 gr farë. Lehët ujiten rregullisht dhe në këto kushte  mbinë pas 21 ditëve. Në lehe fidanët mbesin deri në trapiantim dhe bimët rritën në lartësi prej 10-12 cm dhe kanë nga 4-6 gjethe. Nga 1 m2 të lehes merren 200 – 300 fidanë të mëllagës së bardhë. Kjo donë të thotë se për 1 ha duhet një lehë prej 200 m2. Fidani prodhuar në këtë formë mbillet në vend të përhershëm në vjeshtën e hershme, zakonisht pas shirave të para të forta. Mbjellja bëhet me dorë në distanca 50-70 cm rendi prej rendit ndërsa në rend 20-30 cm ndërmjet bimëve. Me këtë mënyrë të mbjelljes për 1 ha janë të nevojshme prej 50,000 – 66,000 fidanë. Gjatë mbjelljes në distance 70 cm x 30 cm nevojiten 66,000 bimë ndërsa 70 cm x 20 cm nevojiten 71,400 bimë për 1 ha

 

Shumëzimi mëllagës me copëza të rrënjëve - është më i thjeshti. Nga bimët e vjetra gjatë nxjerrjes së rrënjëve këputën kokat me sytha, nëse ka shumë sytha bima prehet në shumë pjesë të cilat i kanë nga 2-3 sytha. Distanca është si tek fidanët e prodhuara në lehë të ftohta. Për mbjelljen e 1 ha nevojitet 800 – 1000 kg të kokave të rrënjëve varësisht nga madhësia e tyre.

 

Kujdesi

 

Kultivimi dhe heqja e barojave - tek bimët të cilët janë mbjell me farë fillon posa të vërehen rendet e para. Kur bimët kanë 3-4 gjethe mund të kryhet kultivimi parë ndërmjet rendeve. Kultivimi dytë bëhet 3 - 4 javë më vonë kur bima mbërrin lartësinë 20-30 cm. Pas kultivimit të dytë mëllaga e bardhë shpejt rritet, degëzohet kështu që me vetë sipërfaqen e kurorës lufton kundër barojave të këqija. Renditen në atë formë kështu që bima prej bime brenda në rresht mbetet 20-30cm.

 

Vjelja - Nga mëllaga e bardhë shfrytëzohet rrënja, gjethi dhe lulet. Rrënja nxirret në vitin e parë dhe të dytë të kultivimit edhe atë në vjeshtë ose vitin e ardhshëm në pranverë. Vitin e tretë rrënja e mëllagës nuk jep në peshë dhe dukshëm humb në kualitet dhe për atë arsye preferohet që mëllaga e bardhë te kultivohet vetëm si bimë dy vjeçare.

 

Gjethi - gjatë vitit mund të vjelën 2 deri në 3 herë .Më së miri është të vjelët para dhe gjatë lulëzimit. Vjelën vetëm gjethet e pa infektuara të shëndosha të padëmtuara nga insektet. Vitin e parë duhet pasur kujdes të vjelën  jo më shumë 1/3 në mënyrë që mos të rrezikohej zhvillimi bimëve. Në vitin e dytë vjelja mund të jeta më e madhe se e para. Gjethet e vjelur thahen në shtresë të hollë në vend të errët dhe me rrymim të ajrit ose të tharëse në temperature 50°C. Nga 6 kg gjethe të njomë fitohet 1 kg gjethe të thata. Mund të shfrytëzohen për tharje edhe serrat tunel të përshkruara më lartë.

 

Lulet - vjelën në vitin e parë dhe të dytë  të kultivimit. Lulet e vjelur thahen në diell. Nga 6 kg luleve të freskëta fitohet 1 kg lule të thata.

 

Rrënja e mëllagës së bardhë - nxjerrët në vjeshtë, në tetor ose nëntor, dhe më vonë edhe gjatë gjithë dimrit nëse kushtet klimatike lejojnë deri në muajin mars. Mënyra më e mirë e nxjerrjes është me plug ku duhet hequr plori. Me këtë lëvrim rrënjët këputen dhe nuk rrotullohen ku punëtori pas plugut i mbledh me dorë rrënjët e mihur. Nga rrënjët e nxjerr menjëherë hiqen kokat me të gjitha pjesët e drunjëzuara. Të njëjtën kohë hiqen edhe rrënjët dobët të zhvilluara. Kjo rrënjë e përgatitur kësisoj pastrohet me ujë të ftohët. Ky lloj materiali dërgohet në depo ku lihet pak kohë me qëllim të kullimit dhe pastaj ju hiqet lëkura. Rrënja pa lëvore prehet në mënyrë gjatësore, zakonisht në 4 pjesë. Thahet në tharëse termike në temperaturë 50-60°C. Mund të thahen edhe në mënyrë natyrore mirëpo kjo rrënjë e tharë në këtë mënyrë nuk do të ketë ngjyrë të mirë. Lënda e tharë mirë e mëllagës së bardhë ka ngjyrë  të bardhë apo ngjyre të ndritshme të verdhë. Nga 4 kg rrënje e freskët fitohet 1 kg e tharë. Kërcelli i tharë i mëllagës së bardhë prehën në katrore .


Rendimenti
 – Rendimenti mëllagës së bardhë është ngushtë e lidhur me masat agroteknike të  aplikuara gjatë kultivimit. Nga 1 ha mundë të merren 1.200-2.000 kg rrënjë të thara (), 500-600 kg gjethe të thara dhe afro 150 kg lule të thara. Çmimi per 1 kg rrenje te mellages se bardhe te thare sillet ne mes 5 – 6 euro.