IADK ka bashkëpunim të ngushte me organizatën franceze AFDI (Agriculteurs français et développment international) e cila njihet si shoqatë e fermerëve për solidaritet ndërkombëtar dhe krijon një partneritet të fortë midis fermerëve francezë dhe atyre në vendet në zhvillim.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi gjatë periudhës 07 Shkurt 2016 deri më 07.03.2016 ka qëndruar në Francë Znj, Hafize Veseli teknologe, zyrtare në IADK për një praktikë-kurs njëmujor në ferma të ndryshme ku bëhet edhe përpunimi i qumështit.
![]()

Gjatë kësaj praktike janë mësuar 15 lloje të ndryshme siç janë kos natyral, kos me kajsi, kos me mjedër kos me boronicë, kos me fruta të përziera, kos me dredhëza, kos me karamel, çokollatë, gjalpë (pa kripë , me kripë, me më shumë kripë) gjalpë me çokollatë, djathë të freskët, djathë të freskët me krem, krem i djathit, gjizë me hirrë, xhem i qumështit etj. Te gjitha këto produkte janë te kërkuara nga tregu.
Ekspertja nga IADK ka shkëmbyer edhe recetat e ushqimeve tradicionale te Kosovës tek partnerët AFDI.
Përvoja një mujore e marrë në Francë së shpejti do të aplikohet edhe në projektet e IADK-së. Po ashtu gjatë kohës së qëndrimit në Francë ka marrë pjesë edhe në konferencën vjetore të EUFRAS

