Skedarët për shkarkim

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”, periudha e zbatimit të projektit janar-dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra.

Projekti do të kontriboj që gratë dhe te rejat që jetojnë në zonat rurale të trajtohen në mënyrë të barabartë në aspektin e mundësive për punësim, krijimin e të ardhurave dhe në mënyrë më specifike në drejtim të përdorimit të të drejtave të tyre.

IADK nё bashkёpunim me komunën e Vushtrrisë, do tё organizojë trajnime në modulin e përpunimit të pemëve dhe perimeve për 12 gra dhe të reja, tё cilat do tё pёrcjellin10 ditё trajnime nё temat pёr përpunim të pemëve dhe perimeve, trajnimet ne aspektin ekonomik dhe barazi gjinore.

Pas pёrfundimit tё trajnimeve pjesëmarrëset mund tё aplikojnё në grantin për ngritjen e njësisë për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

KRITERET QË DUHET PLOTËSUAR PËR TRAJNIME JANË:
a) Tё jenё me moshё 18-54 vjeç dhe tё jenё nga fshatrat nekomunen e Vushtrrisë;
b) Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve;
c) Të papuna dhe në situatë të rëndë ekonomike;
d) Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;
e) Të kenë lëndë të para;
f) Të posedojnë objektin për vendosjen e paisjeve për përpunimin e pemëve dhe perimeve;
g) Përparësi do të kenë vajzat e reja që dëshirojnë të fillojnë biznesin në këtë sektor.

Aplikacioni mund të shkarkohet më poshtë.

Aplikacioni i plotësur, fleta poseduese e tokës dhe kopja e leternjoftimit duhet të dorëzohet në email adresën: behare.mlinakuu@gmail.com

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrat e telefonit+383 49 904 918, +383 49 973 202