Sindromi i lopëve të trasha ndodh zakonisht në lopët qumështore të trashura shumë brenda javës së parë pas pjelljes. Shpesh këto lopë kanë një zgjatje të periudhës së tharjes për shkak të vonesës në mbarsmëri, që rezulton në intervale të gjata ndërmjet pjelljes dhe barrsërisë. Është referuar si sindrom për shkak se ajo është e shoqëruar me llojshmëri të çrregullimeve të tjera të pjelljes si pareza e qumështit, ketoza, zhvendosja e abomazit, mbajtja e placentës, endometritisi (infeksioni i mitrës) dhe mastitët.
Simptomat
Sëmundja paraqitet vetëm te lopët e trasha shumë - të dhjamosura. Simptomat kryesore janë mungesa e oreksit, dukje pa gjallëri dhe rënie e sistemit imunitar pas pjelljes. Klinikisht lopët mund të kenë një ketoze të fortë. Nganjëherë brenda 7 deri 10 ditëve pas pjelljes ketoza mund të paraqitët. Përveç kësaj mbajtja e placentës, vonesa e fillimit të afshit seksual pas pjelljes mund të ndodhin.
Shkaqet
Të ushqyerit e lopëve me energji të madhe në racion nxit këtë fenomen. Si rezultat lopët do të jenë shumë të trasha gjatë pjelljes. Mobilizimi i rezervave trupore rezulton në grumbullim të yndyrave në mëlçi, në indet muskulore dhe në veshkë.

Trajtimi
Kafshët me sindromin e mëlçisë së yndyruar shpesh nuk reagojnë ndaj ndonjë trajtimi specifik. Lopët duhet të trajtohen në bazë të simptomave. Pareza e qumështit duhet të trajtohet me tretësirë të kalciumit dhe ketoza me propilen glikol dhe dekstrozë. Këshillohuni me veterinarin tuaj për më shumë informata.
Parandalimi - Është shumë me lehtë të parandalohet se sa të mjekohet sindromi i lopës së yndyruar. Mbipesha e lopës duhet të shmanget. Lopët duhet të ushqehen në grupe në fund të laktacionit dhe ne fazën e tharjes dhe të monitorohet lidhur me marrjen e ushqimit. Përveç kësaj, është me rëndësi që rregullisht të kontrollohet kondicioni trupor i lopës. Zvogëlimi i ushqimeve energjetike, si misri dhe misri i silazhuar nga racioni pas ditës 200 të laktacionit dhe gjatë muajit të parë të periudhës së tharjes. Po ashtu në ketë fazë duhet të bëhet zëvendësimi i ushqimeve me përmbajtje të larta energjike me ushqime me vlere më të ulët të energjisë.