Mjedra shumëzohet në shumë mënyra, por në praktikë përdorim më të shpeshtë kanë dy mënyra: shumëzimi me fidanë të rrënjëve, shumëzim me lastarë të pjekur dhe lastarë të gjelbër.
Shumëzimi me lastarë të rrënjëve realizohet me shumëzim të shpejtë të mjedrës. Copëzat e lastarëve shkurtohen në atë mënyrë që të kenë më së paku një syth të zhvilluar nëntokësor, por numri optimal i tyre është 2-3 sytha. Copëzat duhet të kenë të zhvilluar mirë rrënjët, me një diametër 3-4 mm.
Mjedra e kuqe me një masë të zhvilluar rrënjësh shumëzohet me lastarë të pjekur ose me lastarë të gjelbër. Lastarët më cilësor përftohen nga bimët mëmë të mjedrës, që janë nga kultivarë të pastër, të shëndetshëm, nga kthinat e posaçme të mbyllura.



Pas prodhimit të lastarëve nga bimët mëmë, më tej mund të shumëzohen në fushë të hapur, në fidanishte, në vend të izoluar nga fidanishtet tjera në largësi më së paku 400 m (materiali shumëzues standard).
Shumëzimi i mjedrës me lastarë të dalë nga sythat vegjetativ të rrënjës së bimës mëmë, zhvillohen fidanët e rinj të cilët pas një kohe të caktuar ndahen nga rrënja e bimës mëmë dhe paraqesin fidanë të rinj për mbjellje.
Mjedra shumëzohet me filiza – nga sythat vegjetativ të rrënjëve të bimëve mëmë, zhvillohen filizat e rinj të cilët pas një kohe të caktuar ndahen nga rrënja e bimës mëmë e që janë fidanë të rinj të mjedrës.