Reçel prej ftoni

Reçel prej ftoni

Përbërësit :

1 kg ftoi të shëndoshë
1 kg 250 gram sheqer
4g limontoz

Vlohet shurupi me sheqer dhe shtohet shtohen limontozi. Ndërkohë ,  ftonjtë qërohen futen në ujë me pak limontoz pastaj kalohen në rende dhe hidhet në shurupin e vluar. Reçeli zihet 30 minuta , kohë pas kohe largohet shkuma e cila krijohet mbi sipërfaqe .

Derdhet materiali I përpunuar në kavanoza të sterilizuar dhe behet mbyllja e tyre mire , bëhet rrotullimi I kavanozave 10 minuta dhe pastaj pasterizohen 25 minuta qe nga momenti i vlimit.

Komposto ftoi

Përbërësit : 1 kg ftonj, 400 g sheqer , lëngu i një limoni .

Ftonjtë pastrohen dhe priten në katror me thikë të dhëmbëzuar ose të thjesht . Nga sheqeri dhe ¾ litrës ujë, zihet shurupi 15 min. në zjarre të ulët.

Shtohet limoni nëse ftonjtë nuk janë shumë të thartë,

Hidhen ftonjtë që të zihen 10 min. Mbushen kavanozat e sterilizuar me ftonjtë të kulluar, mbi të cilët hidhet shurupi i nxehtë 

Kavanozat mbyllen me kapak behet pasterizimi 25 minuta qe nga momenti i vlimit