Reçel kajsie

Reçel kajsie

Përbërësit

1.5kg frut
300ml ujë
1.5kg sheqer
10g limontoz

Hapat

1.Qëroni dhe hiqni bërthamën nga fruti, preni atë në copa apo gjysmë dhe vendoseni  në tigan të madh.

2.Vendoseni ujin dhe sheqerin deri sheqeri te shkrij dhe te filloj te trashet.

3. Hidhni frutin ne sherbet (por pa e prishur formën e frutit)  derisa sheqeri të shpërbëhet.

4.Lereni të  vlojë dhe vlimi të vazhdojë  deri në arritjen e pikës së përcaktimit kur reçeli  të jetë gati (rreth 20 minuta). Janë 3 teste për të treguar nëse reçeli është i gatshëm  (shih seksionin këshilla).

5.Vendosni limontozin 10 minuta para largimit nga temperatura

6.Mbushini kavanozat  e ngrohta, të sterilizuara dhe tëetiketuar.

7.Mbuloni reçelin menjëherë që të përjashtohet depërtimi i ajrit dhe ruani në një vend  të freskët dhe të errët.

8. Dekoroni nëse ju duhet ta dërgoni si dhuratë, duke  ia dhënë kavanozës një pamje  elegante dhe profesionale me mbështjelljen e kapakut me fjongo satin.Vendoseni etiketimin që konsumatori I ri mund  ta identifikojë  atë, së bashku me datën e prodhimit.

Këshill

Për të testuar momentin e përcaktimit se a është gati reçeli:

-Me një lugë të sheqerit vendose reçelin në një pjatë dhe ftohe në frigorifer.Preke me gisht masen e ftohtë, dhe nëse masa rrudhoset dhe formon një lëkurëajo ka arritur në një pikë të mirë.

-Vendose një lug druri nëreçel.  Prite disa sekonda , pastaj largoje lugën dhe lejo që masa të pikoj nga lartë-poshtë. Nëse ajo formon një mpiksje të rëndë gjatë rënies, ajo është e gatshme.

-Vendose termometrin e sheqerit ne ujë te nxehtë dhe pastaj nëmasën e reçelit, por mos e prek fundin e tenxheres. Nësereçeli ka arritur temperaturën 108 °C ajo është gati.

-Përdor fruta me kualitet të mirë qëështë e fortë dhe e shëndoshë, por jo shumë e pjekur. Niveli I pektinës  në frutat shumë të pjekura është shumë e ulët, substancë kjo qëpërcaktonpërgatitjen e reçelit.