Kajsia bënë pjesë në grupin e pemëve bërthamore. Frutat e kajsisë kanë një vlerë të lartë ushqyese. Për shkak të marrëdhënieve harmonike të sheqerit dhe aciditetit, shijes freskuese dhe aromës, ato janë fruta të shijshme për tryezë. Përveç kësaj, kajsitë janë një lendë parë e shkëlqyer për llojet e ndryshme të përpunimit, si: ngrirje, tharje, lëng, shurup, xhemë, , marmelatë, qull bebesh, kos frutash, sallatë frutash etj.
Përbërësit:
1.5 kg fruta, 300ml ujë, 1.5 kg sheqer, 10g limontoz
1. Qëroni dhe hiqni bërthamën nga fruta, preni atë në copa apo gjysmë dhe vendoseni në tigan të madh,
2. Vendoseni ujin dhe sheqerin deri sa sheqeri të shkrij dhe të filloj të trashet,
3. Hidhni frutën në sherbet (por pa e prishur formën e frutit) derisa sheqeri të shpërbëhet,
4. Lëreni të vlojë dhe vlimi të vazhdojë deri në arritjen e pikës së përcaktimit, kur reçeli të jetë gati (rreth 20 minuta). Janë 3 teste për të treguar nëse reçeli është i gatshëm (shih seksionin këshilla),
5. Vendosni limontozin 10 minuta para largimit nga temperatura,
6. Mbushini kavanozat e ngrohta, të sterilizuara dhe të etiketuar,
7. Mbuloni reçelin menjëherë që të përjashtohet depërtimi i ajrit dhe ruani në një vend të freskët dhe të errët,
8. Dekoroni nëse ju duhet ta dërgoni si dhuratë, duke ia dhënë kavanozit një pamje elegante dhe profesionale me mbështjelljen e kapakut me fjongo satin. Vendoseni etiketimin që konsumatori i ri mund ta identifikojë atë së bashku me datën e prodhimit.
Këshilla
Për të testuar momentin e përcaktimit se a është gati reçeli:
- Me një lugë të sheqerit, vendose reçelin në një pjatë dhe ftohe në frigorifer. Preke me gisht masën e ftohtë dhe nëse masa rrudhoset dhe formon një lëkurë, ajo ka arritur në një pikë të mirë.
- Vendose një lug druri nën reçel. Prite disa sekonda, pastaj largoje lugën dhe lejoni që masa të pikoj nga lartë-poshtë. Nëse ajo formon një mpiksje të rëndë gjatë rënies, ajo është e gatshme.
- Vendose termometrin e sheqerit në ujë të nxehtë dhe pastaj në masën e reçelit, por mos e prek fundin e tenxheres. Nëse reçeli ka arritur temperaturën 108 °C, ai është gati.