Natyra acidike që e posedon fruti ne brendësin e saj gjithashtu ndikon se sa i mirë xhemi do të bëhet (sikurse shkalla e pektinës). Shtimi në lëngjet natyrale acidike, si lëngu limonit, gjithashtu ndihmon në parandalimin e xhemit në ‘çngjyrosje’ dhe mund tu japë një përmirësim shijes dhe ngjyrës së xhemit. Mund të përdorni lëng limoni në shishe apo të freskët. Po ashtu, mund te përdorni lëngjet tjera plotësuese te shumica e xhemëve të frutave. Në vend se të përdorni lëng limoni mund te përdorni lëngun e rrush serezit te kuq të freskët në xhemin e dredhëzave , ose një lloj acidi të mollës në xhemin e manaferrës, etj.