Pas monitorimit të vazhdueshëm përmes stacionit meteorologjike të vendosura në fshatin Vaganice komuna e Mitrovicës kemi sinjale se më datë 7 Maj kemi një infeksion të lehtë nga Kroma e Mollës. Ketë mund ta shohim edhe përmes raportit dhe grafitit të nxjerr nga te dhënat e stacioneve meteorologjike.
Rekomandime për pemëtarët
Ju rekomandojmë qe te behet spërkatja e pemëve për mbrojtje nga Kroma e Mollës (Venturija inaequalis) menjëherë pas reshjeve te shiut.
Preparatet për mbrojtje e Mollës nga Kroma (Venturia inaequalis)
| Sëmundja | Preparati | Materja aktive | Doza/Koncentrimi |
Kroma e Mollës (Venturia inaequalis) |
Chorus 75 WG | Cyprodinil | 0.2-0.3 kg/ha |
| Score 250 EC | 250 gr/l Difekonazol | 0.2-0.3 L/ha | |
| Zato 50 WG | Trifloksistrobin | 100-150 gr/ha | |
| Flint Plus | Trifloksistrobin + Kaptan | 1.25-1.85kg/ha | |
| Clarinet | Pirimetanil+flukvikonazol | 0.1-0.15% | |
| Punch 10 EW | Flusilozole 10% | 0.2-0.3% | |
| Antracol WP-70 | Propineb | 0.2% |
Përshkrimi i sëmundjes
Është një ndër sëmundjet që më së shumti paraqitet tek mollët, në gjethe, lule, fryte por edhe fidanë. Periudha më e rrezikshme është para dhe gjatë lulëzimit si dhe gjatë formimit të frytit. Periudha e infektimit fillestar mund të parashikohet me grumbullimin e të dhënave në periudhën e lagështisë, kohëzgjatjen e lagështisë dhe ndryshimin e temperaturës gjatë kësaj periudhe. Mundësia e paraqitjes se sëmundjes është kur temperatura mesatare në periudhën e lagështisë është 13 °C dhe kohëzgjatja 11 orë.
Dëmet e shkaktuara
Dëmet me të mëdha kërpudha i shkakton gjate motit të freskët dhe me lagështi, ndërkaq nuk paraqiten në vende me klimë të nxehte dhe të thatë. Sëmundja ndikon në zvogëlimin e cilësisë, madhësisë se frutave, si dhe në kohëzgjatjen ruajtjes se tyre në depo. Në gjethe, dëmet manifestohen me njolla të zeza e të rrumbullakëta (formë e parregullt rrumbullake), ndërsa lulet thuajse i djeg. Frutat e rinj nëse preken nga kroma, bien nga pema, ndërsa frutat e rritur me njolla të sëmundjes nuk bien në tokë, por humbin vlera tregtare.
Sëmundja redukton rendimentin e fryteve dhe madhësinë e frutave si dhe shkakton çarje (plasaritje) dhe deformimin e frutave. Frutat e infektuara kanë lezione me ngjyrë të mbyllur të kafe deri ne të zezë qe nuk janë të favorshme për treg.
Cikli i zhvillimit të dëmtuesit
Kërpudha dimëron në tokë, zakonisht në gjethet e rëna për tokë, sytha dhe në trungje. Kjo sëmundje mund të paraqitet edhe kur frytet janë të rritura e sidomos nëse ka shira gjatë verës.
Kërpudha dimëron gjithashtu edhe në gjethet e rena (qe kanë mbetur në tokë). Askosporet, shkaktojnë infeksionin primar në pranverë gjate motit të lagësht në temperaturë 6-26 °C, qe lirohen nga gjethet nga toka kur ato lagen (kanë lagështi) gjate reshjeve të hershme në pranverë.
Miceli i këtyre kërpudhave zhvillohet nën kutikulë dhe formon konidie mbajtëse të shkurtër me konidie njëqelizore. Gjate fazës se qetësisë relative në gjethet e rena formohen organet gjenerative të patogjenit – peritecet me aske dhe askospore. Në vartësi nga lagështia, infektimet dytësore përsëriten disa here gjate vegjetacionit.
Foto Simptomat dhe dëmet e shkaktuara nga Kroma e Mollës