Pjellja e lopëve

Pjellja e lopëve

Periudha 40 ditë para pjelljes dhe 60 ditë pas pjelljes, janë shumë me rendësi dhe lopët në këtë kohë janë shumë me të ndjeshme. Gjatë kësaj periudhe ajo do një kujdes të veçantë sepse ajo kalon nëpër shumë ndryshime që mundë të kenë efekt në shëndet, pjellshmëri dhe prodhim. Streset të cilat mundë të ndodhin në këtë kohë nuk duhet nënvlerësuar.

Kur lopët e kalojnë këto 100 ditët, para dhe pas pjelljes pa asnjë problem, lopa do të jep më shumë qumësht gjatë periudhës së laktacionit, do të këtë me pak probleme për vetën dhe për fermerin dhe nuk do të ketë probleme në mbarësimin e ardhshëm.

Përgatitja  për pjellje

Për të parandaluar sa me shumë që është e mundur stresin, lopët nuk duhet të ndahen nga kopeja gjatë kohës së pjelljes. Është mirë që boksi për pjellje të jetë sa më i madh, të ketë shtrojë të kashtës apo material tjetër të butë për shtrojë, ku lopa gjatë pjelljes të ketë kontakt vizual me kopenë tjetër të lopëve.

Lopët janë shumë të ndjeshme ndaj infeksioneve gjatë procesit të pjelljes sepse hapja e cervikut mund të ketë plagë të vogla në kanalin e lindjes. Duhet siguruar të gjitha masat për të pasur një proces të pjelljes sa më higjienik.


Pjelljet e lehta

Pjelljet e renda apo viçat e mëdhenj, kanë ndikim negativ në shëndetin e lopës dhe i marrin kohë më shumë lopës për të rimarr vetën. Pjelljet e rënda apo viçat e mëdhenj shkaktojnë pjellje të vështira, me  shumë stres, dhembje, rrezik më të madh për infeksione dhe probleme tjera siç është mbetja e placentës. Viçat e mëdhenj mund të jen si shkak i gjenetikës së lopës dhe demit, jo balancimit të racioneve gjatë periudhës së tharjes apo kombinim i të dyjave.

Viçi rritët shumë shpejt gjatë dy javëve të fundit të mbarsmërisë. Ushqimi me shumë proteina dhe energji në fundë të mbarsmërisë mund të  rrisë rrezikun që viçat të jen shumë të mëdhenj. Duhet të kemi parasysh që 95% e pjelljeve në fermë, duhet të bëhen pa i ndihmuar nga fermeri. Ndihma duhet të behet bëhet vetëm në ato raste kur viçat janë shumë të mëdhenj apo kur viçi nuk është në pozitën e duhur për pjellje (i kthyer me këmbët e pasme).
 
Ushqimi
 
• Mënjano ushqimet e tepërta gjatë periudhës së tharjes, veçanërisht gjatë 5 javëve të para, Ushqej me silazh apo sanë me strukturë të mirë të fibrave, sasi të vogël të koncentratit, 
• 3 javët e fundit të periudhës së tharjes, lopët duhet ushqyer me silazh misri dhe një sasi të  vogël koncentrati. Ky racion duhet të mbahet edhe 3 javë pas pjelljes

Pas lindjes

Pas lindjes se viçit duhet të sigurohemi që viçi është duke marrë frymë lirshëm. Kontrollo rrahjet e zemrës në mënyrë të rregullt dhe kontrollo nëse e ka frymëmarrjen  në rregull. Kur viçi nuk ka ndonjë reagim, koka e viçit duhet të laget me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aktivizohet.

Procedurat standarde të pjelljes
 
• Sigurimi i hapësirës së mjaftueshme dhe higjienike për pjellje, me kashtë të freskët
• Kur lopët janë të sëmura, për të parandaluar infeksionet tek lopët dhe viçat, përdorni hapësira të  veçanta për pjellje
• Pastro dhe dezinfekto pjesën e pasme të lopës para procesit të pjelljes
• Kurrë mos e kontrollo lopën brenda pa i pastruar dhe dezinfektuar duart
• Mos e kontrollo lopën shumë herët. Lejo që së pari të hapet cerviku
• Përdorni lubrifikant dhe siguroni që i keni hequr thonjtë, unazat dhe stolitë 
• Përdorni vetëm pajisjet e pastra gjatë procesit të pjelljes.

Për të larguar mukozën nga mushkëritë, viçat mundë të varen lartë me kokë poshtë. Largoj këmbët e para anash, për t’i bërë masazh zemrës. Kur viçi është duke marr frymë vetë, thaje viçin apo lere që lopa ta thaj vet. Rekomandohet që viçi të largohet nga nëna brenda 24 orëve. Sigurohu që viçi ka ambientin e  ngrohtë gjatë kohërave të ftohta. Kur temperaturat janë më të ulëta se 10C, viçat kanë nevojë për ngrohtësi për t’u siguruar që ata të teren pa ndonjë problem. Nëse temperatura e ambientit është e ulët, atëherë do të ulet edhe temperatura viçit shumë shpejt dhe kjo ka efekt negativ në shëndetin e viçit.

Mbajtja e viçave për riprodhim

Fermerët mbajnë viçat e rinj për të zëvendësuar lopët të cilat i kanë në laktacion. Lopët e vjetra do të zëvendësohen me viçat e rinj. Shembull, mesatarja e zëvendësimit të lopëve të vjetra në Holandë është rreth 30%. Kjo do të thotë që një ferme prej 100 lopëve, 30 lopë qumështore do  të jene në lokacionin e parë (mështjerra). Sidoqoftë gjatë rritjes së mështjerrave kemi ndonjë dështim, atëherë duhet të kemi me shumë se 30 viça të rinj për të prodhuar 30 mështjerra. Në përgjithësi fermerët duhet të kenë se paku 25 % remontin e lopëve në fermat e tyre.