Përpunimi i dredhëzës

Përpunimi i dredhëzës

PËRPUNIMI I DREDHËZËS

Dredhëza duke qenë bimë barishtore kërkon një kultivim të ndryshëm nga pemët tjerë shkurre dhe ato kacavjerrëse. Midis llojeve frutore dredhëza hyn në prodhim me herët nga koha e mbjelljes dhe është fruti me i hershëm në treg në pranvere. Pjekja e frutave te dredhëzës ne fushe te hapur fillon ne mes te muajit Maj dhe vazhdon deri ne fund te muajit Qershor . Mirëpo kjo mund te jete e ndryshe ne varësi  nga kushtet klimatike, varieteti dhe mënyra e kultivimit

Frutat e dredhëzës përveç qe shiten si produkt i freskët ato përpunohen ne produkte te ndryshme siç janë : Pekmezi, Marmelata, Xhemi, Reçeli, Lëngu i dredhëzës .

Pekmez dredhëze

Ky pekmez mund të përgatitet bashkë me manaferra, ribizla ose vetëm nga dredhëzat.

Dredhëzat (por edhe nëse shtojmë pemët tjera) ndrydhen me presë .Pemët e përgatitura vendosen mbi shporet që të zihen dhe  përzihen  kohë pas kohe dhe kur e marrin valën e parë ndalet pak zjarri, pas gjysmë ore të vlimit  i qitet sheqeri, në  1kg dredhëza 1kg sheqer.

Ky pekmez zihet deri kur shihet fundi i enës gjatë përzierjes. Kavanozat e nxehtë mbushen me pekmez të nxehtë futen ne furrë të nxehtë 100-150 °C, mbyllet furra dhe ndalet shporeti ku kavanozat  nuk mbyllen me kapak hermetikisht  me qellim te krijimit te shtresës se kores mbi sipërfaqe te pekmezit , qëndrojnë në furrë deri në mëngjes ku  ftohen ngadalë, ashtu të ftohta mbyllen me kapak ngadalë dhe lihen në vend të ftohtë.

Nëse përdoren paketime më të mëdha të plastikës atëherë plastika  mbushet kur të ftohet pekmezi, pastaj futen në frigorifer me ngrirje te thelle( Friz)   dhe kur ato nevojiten nxirren dhe shkrihen.

Marmelate nga dredhëzat-I


1kg dredhëza , 1kg sheqer, 40 g  limontoz

Në enën ku do të zihet marmelata vendosen një rend dredhëza një rend sheqer.(1kg dredhëza :1kg sheqer ose proporcioni 1:1 ). Dhe kështu me radhë renditën derisa të harxhohen dredhëzat dhe lihen tërë natën.

Në mëngjes vihen mbi shporet dhe vazhdimisht përzihen që të mos ngjiten në enë. Këto zihen derisa shihet fundi i enës . Gjysme ore para se te hiqet nga zjarri pandërprerë behet përzërja e marmelatës  Në 5kg marmelatë i qitet 10g limontoz (20kg marmelatë :40g limontoz). Kur të zihet masa e nxehtë vendoset në kavanoza dhe veprohet njëjtë sikurse përgatitja e pekmezit.

 

Marmelata nga dredhëza –II

2 Kg dredhëza, 1 kg sheqer

Dredhëzat pastrohen mire, kullohen dhe behet ndrydhja e tyre me një luge druri, vendosen ne një rrjetë 10 minuta deri sa te lirojnë ujin e mandej vendosen ne një tenxhere dhe zihen ne zjarr te fuqishëm duke e përzier vazhdimisht deri sa te trashet.

Për ta vërtetuar se a është zier marmelata e marrim pjate porcelani dhe e qet një luge marmelate te nxehte. Kur  te ftohet (vihet ne frigorifer qe te ftohet me shpejt),   nëse marmelata nuk shkapërderdhet atëherë është e gatshme te konservohet.

Marmelata e nxehte derdhet ne kavanoza te nxehte

Marmelata e Dredhëzës (me pektin)

6 kg Dredhëza, 3.5 kg sheqer, 30g  acid citrik (limontoz), 100g Pektine

Qesim  në enën për zierjen e marmelatës  6kg dredhëz dhe fillojmë me zierje. Matim  3,5 kg sheqer dhe pasi të kalon përafërsisht 10 minuta nga momenti i përzierjes ja hedhim 3,3 kg sepse 200gr i ndajmë sheqeri i përgjithshëm për përzierje me pektinë. Shtojmë  100 gr pektinë e cila duhet të tretet në mikserë mirë në 1litër ujë të nxehtë duke pasur kujdes që mos të mbesin grimca të pektinës. Para përfundimit te procesit te zierjes se marmelatës hedhim pektinën .Pastaj edhe acidin citrik( limontoz)  i cili është tretur ne  ujë. Pasi të vlon edhe pak,  i qesim në enë ( kavanoza),  i kthejmë me kapak teposhtë, ku qëndrojnë 5 min, pastaj i vendosim në pasterizator 20 minuta, pasi të largojmë nga pasterizatori qëndrojnë pak që të ftohen dhe pastaj vendosen në ujë të ftohtë dhe përfundon procesi i përpunimit .

Reçeli dredhëze

1 kg dredhëza, 300 g sheqer, 60g acid citrik (limontoz)

Në një enë vendosim 2 litër ujë dhe 60g limontoz. Pastaj në këtë ujë i fusim të gjitha dredhëzat e përgatitura për reçel dhe kur i largojmë nga ky ujë këto dredhëza i spërkatim edhe me pak limon dhe i lëmë te qëndrojnë  në një enë ku kohë pas kohe duhet shkundur enën që të gjitha dredhëzat të lagën me lëng të limonit por kurrsesi nuk guxoni që ti përzieni

Kur të gjitha dredhëzat të jenë të lagura me lëngun e limonit atëherë i leni të qëndrojnë 1 orë dhe pastaj në enën që dëshironi ti zieni renditen,  një rend dredhëza një rend sheqer. Në 1 kg dredhëza qesim 250-300g sheqer dhe kështu i lëmë të qëndrojnë tërë natën. Në mëngjes i vendosim në zjarr të fortë deri sa e marrin valën e parë pastaj i largohen nga zjarri dhe i mbulohen me një pecetë të lagur dhe duhet të qëndrojnë ne atë mënyrë 15 minuta larg zjarrit (gjatë kësaj kohe dredhëzat e lëshojnë lëngun ). Pastaj ato vendosen përsëri në shporet dhe zihen derisa të marrin edhe 2-3 valë në zjarrë jo shumë të fortë (30 minuta), dhe pastaj ato largohen prapë nga zjarri dhe  mbulohen me pecetë të lagët e lihen tërë natën të ftohen ngadalë dhe në mëngjes i vendosim në kavanoza, mbyllen mirë me kapak dhe lihen në vend të ftohtë.

Duhet të keni kujdes që në këtë rast dredhëzat te mos përzihen me lugë por vetëm nganjëherë të lëvizet ena në të cilën ato zihen. Ena duhet të jetë përgjysmë më e madhe se sasia e dredhëzave që gjatë zierjes mos të gufin dhe nëse ka shkumë gjatë zierjes largohet shkuma me lugë por kurrsesi të mos përzihet. Nëse nuk keni kapak për mbylljen e kavanozit , për mbyllje hermetike përdoret celofani, i cili prehet në madhësi pak më te madhe sasa gryka e kavanozit dhe futet në raki ose alkool dhe e lagët vendoset mbi kavanoz në mënyrë që ajo kur të teret do të zgjerohet dhe kështu mbyllet kavanozi. Kjo mënyrë e mbylljes mund të përdoret për çdo konservim tjetër nëse nuk ekzistojnë kapakët adekuat.


Lëng Dredhëze

3 kg dredhëza,  ½ litri ujë,  1kg sheqer

Frutat e dredhëzës vendosen në një enë të vogël me shumë pak ujë. Ena me fruta vendoset mbi enën tjetër më të madhe në të cilën vlon uji i nxehtë. Nën ndikimin e temperaturës së avullit – ujit , frutat zbuten dhe më pas shtrydhen .

Për çdo litër lëng të shtrydhur shtohen nga 150 g sheqer.

Lëngu i përfituar në këtë mënyrë hidhet në shishe, mbyllen ato dhe zihen (pasterizohen) në temperaturë prej 85 ºC për 20 minuta.

Mënyra e dytë e Lëngut të dredhëzës

Lëngu i tillë mundë të përfitohet edhe nëse mbi fruta të pastruara hidhen 200gr sheqer për çdo kg dredhëza , të cilat pastaj si të tilla lihen 12 orë ose gjatë tërë natës që të kullohen.

Lëngu i fituar me shtrydhjen e frutave hidhet në shishe, mbyllen ato dhe pastaj pasterizohen rreth 20 minuta në 85ºC

Lëngë dredhëzash të malit

3 kg dredhëza të malit të pastruara, ½ litri ujë, 1 kg sheqer

Frutat e dredhëzës vendosen në një enë të vogël me shumë pak ujë . Ena me fruta vendoset mbi enën tjetër më të madhe në të cilën vlon uji i nxehtë. Nën ndikimin e temperaturës së avullit – ujit, frutat zbuten dhe më pas shtrydhen. Për çdo litër lëndë të shtrydhur shtohen nga 150 g sheqer. Lëngu i përfituar në këtë mënyrë hidhet në shishe, mbyllen ato dhe i ziejnë ( pasterizohen )në temperaturë prej 85 ºC për 20 minuta.

Lëngu i tillë mund të përfitohet edhe nëse mbi fruta të pastruara hidhen 200 sheqer për çdo kilogram fruta, të cilat pastaj si të tilla lihen 12 orë ose gjatë tërë natës që të kullohen .

Lëngu i fituar me shtrydhjen e frutave hidhet në shishe, mbyllen ato dhe pastaj pasterizohen rreth 20 minuta në 85 ºC.