Industria e qumështit në Kosovë viteve te fundit ka pasur një zhvillim te madhe, ku fermerët janë organizuar dhe janë orientuar nga tregu. Investimet e deritashme ne sektorin e qumështit kane treguar rezultate te dukshme ne zhvillimin e fermerit nga niveli i ekonomisë familjare ne fermerë te orientuar nga tregu – ne industrinë përpunues te qumështit.
Edhe pse janë bere përmirësime te dukshme, sektori i qumështit vazhdon te ketë probleme me qëndrueshmërinë e fermave si rezultat i madhësisë se fermës dhe niveli i lartë i fragmentizimit të tokave bujqësore, kostos se larte te prodhimtarisë dhe humbjeve qe shkaktohen nga menaxhimi jo i mire i fermës, kualiteti i qumështit.
Ne këtë artikull do te diskutohet përmirësimi i kualitetit te qumështit.
Procedurat e përmirësimit te kualitetit te qumështit
Për të bërë më të lehtë mjeljen e lopeve, duhet të kuptojmë sa më mirë procesin e mjeljes sepse është një veprim i lidhur ngushte ndërmjet punëtorit, lopës dhe sistemit te mjeljes. Për të qene te sigurt se gjithçka është duke u kryer mire para procesit te mjeljes, rekomandohet qe te krijohen Procedurat Standarde te Punës (PSP) lidhur me rregullat e mjeljes se lopëve.

Cilat janë procedurat standarde:
· Higjiena e personit i cili kryen mjeljen
· Higjiena e pajisjeve mjelëse
· Pastrimi i duarve para çdo mjelje.
· Kontrollimi i pajisjeve mjelëse
· Sigurimi i ambientit te qete te lopëve ne mjelje
Praktikat kryesore sa i përket mjeljes se lopëve ndahen ne:
- Praktikat para mjeljes
- Praktikat gjatë mjeljes
- Praktikat pas mjeljes
Cilat janë praktikat para mjeljes
Pastrimi i sisëve të Gjirit - Qëllimi kryesor i pastrimit te sisëve të gjirit është qe te ulet numri i baktereve ne sisa para se te vendoset makina mjelëse ne gjirin e lopës. Gjiri i lopës duhet të pastrohen dhe duhet te jetë i terur mire. Vendosja e makinës mjelëse ne gjirin e lagur dhe te pa pastruar mire rrite rrezikun rritjes se baktereve dhe mastitisit. Për pastrimin e gjirit të lopës duhet përdoret sasi minimale e ujit vetëm ne ato raste ku gjiri i lopës është shume i pa pastër, por ne këtë rast nëse përdorim ujë pa tjetër duhet te behet terja e gjirit te lopës. Ekzistojnë mënyra te ndryshme te pastrimit apo terjes se gjirit te lopës siç janë palomat e terura, peshqirët e pëlhurës. Duhet pasur kujdes se për secilën lope duhet te përdoren peshqirët apo palomat e veçanta. Po ashtu ne treg gjenden edhe produkte te ndryshme për pastrimin e gjirit te lopës.
Dezinfektimi i sisëve të gjirit me jod - Zhytja paraprake e sisëve të gjirit ndihmon në kontrollin e mastitës së ambientit. Gjithmonë praktikohet kjo procedurë të kryhet por pas trajtimit me jod duhet të behet pastrimi dhe terja e gjirit. Po ashtu është me rendësi që të behet renditja e mjeljes së lopëve. Lopët me mastitis dhe lopët e trajtuar me antibiotik apo me ndonjë tjetër medikament duhet të mjeljen në fund dhe ndaras prej grupit të lopëve tjera. Qumështi i tyre nuk duhet të dorëzohet në qumështorë apo të konsumohet.
Para mjelja e lopëve - Se pari duhen të milen dy tri currilat e para të qumështit në gotat për para mjelje dhe të kontrollohet nëse qumështi ka ndonjë ndryshim. Asnjëherë mjelja e currilave nuk duhet të behet në duar, në peshqir, në këmbë të lopës, apo në vendin ku qëndron lopa. Mjelja e currilave të para ka ndikim të madhe në përgatitjen e lopës për mjelje dhe ndihmon në zbulimin e mastitisit. Mjelja e currilave të para është mire që të behet para pastrimit të gjirit.
Praktikat gjatë mjeljes
Kontrollimi i sistemit te mjeljes – Gjithmonë duhet të kontrollohet niveli i vakumit në fillim të çdo mjelje, niveli vakumit duhet të jetë 48-50 Pa, ndërsa numri i pulsimeve të m
akinës mjelëse duhet të jetë prej 50 – 60/min. Pjesët e gomave të makinave mjelëse duhet të ndërrohen pas çdo 6 muaj.

Vendosja e makinës mjelëse në kohën e përshtatshme - Është rregull kryesor që makinamjelëse të vendoset brenda 60 sekondave pas manipulimit të pare me gjirin e lopës. Gjatë vendosjes se makinës mjelëse duhet të kemi kujdes që sa me pak ajër të hyje. Tufa e makinës mjelëse duhet të mbahet e përdredhur deri në momentin e vendosjes në gjirin e lopës për të lejuar minimumin e humbjes së vakumit në sistem. Hyrja e ajrit gjatë vendosjes se makinës mjelëse shkakton: luhatjen e vakumit i cili çon në mastitis dhe krijimin e shkumës në qumësht e cila munde të qojë në ndryshimin e shijes së qumështit. Po ashtu duhet të sigurohemi që makina mjelëse të mos rrëshqasë nga gjiri i lopës.
Mënjanimi i mjeljes së tepërt - Një prej detyrave me të rëndësishme gjatë procesit të mjeljes është largimi i makinës mjelëse në kohen e duhur. Gjatë mjeljes duhet të kemi kujdes që mos të behet mjelja e tepërt sepse kjo ka efekt negativ në shëndetin e lopëve. Kur nga gjiri është larguar qumështi atëherë duhet të largohen pajisjet mjelëse. Kjo mund të caktohet me kontrollim manual të gjirit apo nëse pajisja mjelëse ka sistemin që e përcakton rrjedhjen e vogël të qumështit. Gjithmonë para se të largohet tufa mjelëse nga gjiri i lopës duhet të ndalet vakumi i makinës mjelëse.
Praktikat pas mjeljes
Dezinfektimi i sisëve të gjirit - Aplikimi i dezinfektanteve
pas procesit te mjeljes ndikon në parandalimin e mastitisit. Jodi është një nder dezinfektantet me të përhapur. Zhytja e sisëve në jod ka role të ndryshëm: shkatërron mikroorganizmat, zbute lëkuren e sisëve të g
Pastrimi i pajisjeve mjelësejirit dhe mbylle kanalin e sisëve pas mjeljes. Preferohet që pas procesit të mjeljes kafshët të kenë në dispozicion ushqim në mënyrë qe mos të fillojnë të shtrihen, sepse kanali i gjirit pas mjeljes qëndron i hapur deri në 30 min. Ne këtë rast nëse nuk është kryer dezinfektimi i gjirit dhe lopa është në kontakt me bakteret është mundësia shume e madhe për futjen e baktereve në gji të cilat shkaktojnë probleme në gjirin e lopës.
Pastrimi i pajisjeve mjelëse
Pas çdo mjelje duhet të pastrohen pajisjet mjelëse me baze (alkaline). Kjo procedure duhet të përsëritet pas çdo mjelje. Se pari makina mjelëse dhe pajisjet tjera që janë përdorur gjatë mjeljes, duhet të shpërlahen me ujë të ftoftë deri sa uji të behet i pastër. Pastaj përgatitet tretja alkaline apo baza, tretja përgatitet në këtë mënyrë: nëse koncentrimi i bazës është 80 % atëherë në 10 litër ujë duhet të shtohen 50 deri 80 mililitra baze. Uji duhet të ketë temperaturën 60 – 70 °C. Me ketë tretje duhet të pastrohen të gjitha pajisjet mjelëse. Pajisjet mjelëse duhet të qëndrojnë 10 min në këtë tretje. Për pastrim duhet të përdoren brusha speciale. Po ashtu edhe pjesët e gomave thithëse duhet të pastrohen në mënyrë të njëjtë. Pas larjes me detergjent baze, të gjitha pajisjet duhet të shpërlahen me ujë për të qen të sigurt në eliminimin e ndonjë mbetje te detergjentit bazik
Pastrimi i pajisjeve mjelëse me acid
Me acid pajisjet mjelëse duhet të pastrohen një apo dy herë në javë, varësisht prej sasisë se klorit në ujë, Tretja acidike përgatitet në këtë mënyrë: 50-80 mililitër acid përzihen në 10 litër ujë, me ketë tretje duhet te pastrohen të gjitha pajisjet mjelëse. Temperatura e ujit për pastrim duhet të jetë 60-70 ° C. Koha e pastrimit duhet të zgjate rreth 5 minuta. Duhet të përdoren brusha speciale për pastrim. Duhet pas kujdes gjate përdorimit të acidit.
Ftohja e qumështit –
Qumështi duhet të ftohet brenda dy orëve nga mjelja nëse nuk përpunohet. Ftohja e mire e qumështit e ndalon apo e zvogëlon rritjen e baktereve. Qumështi duhet të ftohet në temperaturë 4 ºC. Vendi për ftohje duhet te jetë në lokale të ndara nga stalla.