Përbërja e lëndëve ushqyese në të ushqyerit e kafshëve

Përbërja e lëndëve ushqyese në të ushqyerit e kafshëve

Përbërja e lëndëve ushqyese varet nga shumë  faktorë. Kjo përfshinë kualitetin dhe shkallen e plehërimit të tokës, kohën e korrjes apo kullotjes, përgatitjes se ushqimit dhe kushteve klimatike. Mesatarja e përbërjes së disa ushqimeve të freskëta është e paraqitur në tabelën 1 dhe 2. Këto tabela paraqesin një udhëzues praktik në balancimin e racioneve.

Tabela 1. Shembuj të ushqimeve voluminoze dhe përbërja e tyre ushqyese për kg të produkteve të freskëta (g/kg)

Lloji i ushqimit

L.Th

g

Celu.

g

TDN

g

NEL

Mcal

Prote. g

Ca

g

P

g

Maksimum/kg/ racion.

Jonxha e freskët

200

50

120

0.30

45

4.4

0.7

 

Bërsia e birrës/ lagur

220

30

150

0.35

55

0.6

1.2

10 kg në racion

Silazhi i barit

450

100

280

0.60

75

2.5

1.0

 

Silazhi i misrit

300

75

180

0.35

20

0.8

0.7

 

Jonxha e tharë

900

200

540

1.30

200

13.4

3.0

 

Jonxha e palëtuar

920

240

550

1.25

175

14

2.3

 

Kashta e elbit

910

380

430

0.9

40

2.7

0.7

 

Kashta e tërshërës

920

375

460

1.05

40

2.2

0.6

 

Kashta e grurit

900

375

400

0.85

30

1.6

0.5

 

Talla  e misrit

850

300

510

1.15

50

4.9

0.8

 

Tabela 2. Shembuj të ushqimeve të pasura me energji dhe proteina dhe përbërja e ushqimeve ne kg të ushqimeve të freskëta (g/kg)

Lloji i ushqimit

L.Th

g

Cel.

g

TDN

g

NEL

Mcal

Prote.

g

Ca

g

P

g

Maksimum % në koncentrat

Elbi

900

50

750

1.8

115

0.5

3.4

70

Misri

900

25

800

1.8

95

0.5

2.8

50

Tërshëra

900

105

690

1.55

120

0.8

3.4

25

Himet e grurit

900

100

630

1.4

155

1.3

11.6

25

Rriskat e panxharsheqerit

900

160

700

1.55

90

5.6

0.9

15% në racion

Bërsia e birrës

920

130

650

1.5

275

3

5

10

Bërsia e sojës

900

60

760

1.65

440

3.5

6.4

 

Bërsia e lulediellit

920

110

700

1.6

450

3.8

10

20

USHQIMET VOLUMINOZE

Ushqimet voluminoze kualitative janë burim shumë  i mirë   i celulozës për funksionimin optimal të rumenit. Kjo ka të bëjë me ndikimin e florës në rumen. Me qëllim të përgatitjes dhe rritjes së vlerave ushqyese të ushqimeve voluminoze është shumë  me rendësi që  të kositen apo kulloten në kohën optimale para fazës së pjekjes së bimëve.  Përafërsisht vlera ushqyese e të gjitha ushqimeve voluminoze është më e lartë në kohën para lulëzimit. Vlerat ushqyese dhe tretshmëria e tyre zvogëlohen pas kësaj kohe. Misri, për  t’u silazhuar duhet të korret në pjekurin dyllore, që  kokrra e misrit të ketë vlera më të larta ushqyese.

Bërsia e birrës (e lagur)

Është nënprodukt i industrisë së birrës. Është ushqim me proteinë dhe energji mesatare. Është shumë  i shijshëm dhe më së miri është ta japim në ushqim 5-10 kilogram në ditë për lopët qumështore. Duhet të jepet i freskët ose të përdoret nga depozitimi i silazhuar. Nëse silazhohet bërsia e birrës së njomë duhet 4- 6 jave për tu fermentuar . Është me rendësi se vendi ku bëhet silazhi të ketë drenazhim të mirë  në mënyrë që  masa e silazhuar mos të prishet.

USHQIMET ENERGJETIKE
Drithërat kanë përmbajtje të lartë energjike dhe përqindje të ulët të proteinave. Ne tabelën 2 janë të paraqitur sasia maksimale që  mund të përdoren ne përgatitjen e koncentratit.

Elbi
Elbi duhet të bluhet pak a shumë  ose të grimcohet për përdorim maksimal për  lopët qumështore, përndryshe nëse nuk bluhet elbi do të kalojë nëpërmjet traktit tretës pjesërisht i pa tretur. Ka rreth 95% të vlerës energjike të misrit dhe është ushqim shumë  i shijshëm dhe ideal për gjedhe.


Misri
Misri është ushqim shumë  i shijshëm dhe plotëson kërkesat më të mëdha për energji. Sidoqoftë misri ka përqindje të ulët të proteinave, fibra të ashpra dhe minerale. Misri mund të përdoret si burim kryesor i energjisë. Me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë  të energjisë duhet të balancohet në mënyrë të duhur me ushqimet tjera ne racion. Duhet të përdoret i bluar ose i thyer apo kafshët mund të ushqehen duke e silazhuar misrin kokërr me përqindje të lartë të lagështisë. Misri i bluar nuk duhet të ruhet shumë  gjatë për shkak se shumë  lehtë prishet dhe i ulet vlera ushqyese.


Tërshëra
Tërshëra është shumë  e pasur me celulozë, prandaj rekomandohet përzierja e  tërshërës me drithëra  të tjera ne forme të bluar për shfrytëzim maksimal. Tërshëra ka efekt pozitiv ne prodhimin  e qumështit dhe yndyrës se qumështit. Tërshëra ne forme të thyer është ushqim shumë  i mirë  për viça. Përmbajtja e lartë e celulozës kontribuon në zhvillimin e hershëm të rumenit te viçat.

Himet e grurit

Është nënprodukt industrisë së miellit të grurit, dhe është ushqim shumë  i shijshëm. Është i varfër në kalcium por është i pasur me fosfor më shumë  se drithërat e tjerë dhe nënproduktet e tyre. Për këtë arsye duhet te kemi kujdes ne sasinë e himeve te grurit ne racion  Himet e grurit janë të pasura me celulozë dhe kanë efekt laksativ.
 

Rriskat e  panxharsheqerit

Rriskat  panxharsheqerit të thata zakonisht gjenden ne forme të palëtuar. Janë burim i mirë  i energjisë për lopët qumështore që  prodhojnë sasi të lartë të qumështit. Po ashtu kanë përqindje të lartë të proteinave (45 %) të cilat nuk tretën ne rumen apo proteinave të pa degraduara. Melasa e panxharsheqerit mund të shtohet në disa raste për të rritur shijen e ushqimit. Fibrat e ashpra janë shumë  të tretshme, për ketë arsye rriskat e  panxharsheqerit mund të shtohen ne racion deri ne 3 kilogram në ditë.