Ndërtimi i vendit ku qëndrojnë kafshët ka ndikim të madhe në shëndetin e lopës dhe në prodhimtarinë e saj. Një vend pushim i rehatshëm është esencial për lopët, për shkak se ato pushojnë shumë orë në ditë.
Sipas disa studimeve nëse vendi i lopës është i rehatshëm dhe pa lagështi lopa qëndron e shtrire 10 deri 14 ore ne dite. Stallat duhet të ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për të lejuar lopët të ngritën dhe të bien lehtë.
Një lopë, ngritët natyrshëm nga një pozicion i shtrirjes duke u zgjatur përpara për 60 deri 70 centimetra në transferimin e shumicës së peshës përpara për të ndihmuar ngritjen e këmbeve të pasme. Për të arritur këtë lëvizje natyrale, një lopë duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur kokën përpara. Nëse nuk mund të zgjatet mjaftueshëm, do të jetë e vështirë për të që të mund të ngritët në këmbët e pasme. Nëse kufizohet shumë, lopa do të ngritët në këmbët e para fillimisht, si një kalë, duke rrezikuar dëmtimin e gjirit. Duke pasur ketë parasysh, stallat duhet të dizajnohen dhe të ndërtohen mirë dhe të jenë të dimensioneve të përshtatshme për të parandaluar lëndimet e këmbëve dhe gjirit. Nëse vendi i lopës është i shkurtër, i ngushtë dhe i rrëshqitshëm, lopa ka shumë vështirësi kur të ngritët në këmbë. Kjo stallë qe është në foto është shumë e shkurtër, shumë e ngushtë , shumë e rrëshqitshme dhe ka hapësirë të vogël për vendosjen e qafës dhe kokës së lopës përpara dhe për këtë shkak ngritja e lopës është shumë e vështirësuar.
Lopa nuk duhet të pengohet nga grazhdi apo pjesët tjera të stallës gjatë procesit të ngritjes. Nëse grazhdet për ushqim janë te larta, ngritja e kafshëve do të jetë më e komplikuar. Në një situatë të këtillë, lopa nuk është në gjendje të lëvizë në mënyrë të duhur përpara prandaj hapësira shtesë është e nevojshme për lëvizjen e kokës përpara gjatë ngritjes. Shtrojat e përshtatshme Materialet e mira për shtrojë janë esenciale për komoditetin e lopës. Ato kontribuojnë ne shëndetin e gjirit dhe parandalojnë lëndimet e këmbëve. Përveç kësaj, shtroja e duhur ka efekt izolues, i cili kontribuon ne mbajtjen e pastër të gjirit dhe mjelje më të mirë, mbi të gjitha qumësht më kualitativ. Nëse lopa me 650 kg peshë trupore bie mbi dysheme të çimentos pa shtrojë, mund ta imagjinojmë se çfarë efekti do të ketë tek lopa. Prandaj, stallat e lira duhet të kenë material të mjaftueshëm të butë, të thatë dhe të pastër. Një shtrojë e butë dhe e thatë mund të arrihet duke përdorur:
• kashtë, ashkla druri dhe tallash - Në rast se përdorim shtrojë nga tallashi apo nga ndonjë material tjetër të imët, rekomandohet që shtresa e shtrojës të jetë deri 3 cm. Është me rëndësi të mbahet shtroja e pastër dhe e terur, dhe po ashtu shtroja mos të përmbajë pluhur. Shtroja duhet të thithë lagështinë sa më shumë që të jetë e mundur. Për të parandaluar prishjen e materialeve të shtrojës duhet të ruhen në vende pa lagështi. Ky sistem kërkon shtrojë prej 0.5 – 1 kg për lopë në ditë.
• shtroja prej gome - Shtrojat e gomës janë një izolim i mirë në mes të dyshemesë nga çimento dhe lopës. Stallat me shtrojë gome kërkojnë material shtroje të përshtatshëm për pushim të lopës. Shtrojat e gomës duhet të kenë këto specifika: kur lopa të ngritët apo shtrihet të mos ketë rrëshqitje, goma duhet të ketë një pjesë të profilizuar për mbajtjen e materialit të shtrojës, e lehtë për pastrim dhe garanci për përdorim për një periudhë së paku 10 vjeçare.
• dyshek për shtrojë - Kjo është metode relativisht e re për pushim të lopës ku ka treguar testim të suksesshëm prej shumë fermerëve në mbarë botën. Shtretërit (dyshekët) ofrojnë sipërfaqe të izoluar shtroje që është natyrale, elastike dhe shumë e përshtatshme për lopët në procesin e shtrirjes/uljes. Ato i parandalojnë përplasjet, dhe në këtë mënyrë edhe rrezikun e lëndimit. Trashësia e dyshekëve është 8-10 cm, ato duhet të vendosen mbi dysheme të çimentuar për të ofruar shtrojë të kënaqshme. Dyshekët e mirë përmbajnë gomë me madhësi uniforme të copëtuar, e cila e mbanë elasticitetin natyral. Këto granula janë të shtypura në tuba, të fortë, të qepura fabrikisht. Gomat janë të mbrojtura në atë mënyrë që i
rezistojnë shqyerjes, deformimit ose humbjes së formës. Nëse e kuptojmë mirë procesin e ngritjes dhe shtrirjes së lopëve atëherë nuk do të bëjmë gabime gjatë ndërtimit të stallave. Në këto fotografi janë të paraqitura të gjitha fazat të cilat lopët i bëjnë gjatë ngritjes kur janë të papenguara.
