Mjedra si kulturë (pemë familjare) – rekomandohet më pak si biznes

Mjedra si kulturë (pemë familjare) – rekomandohet më pak si biznes

Mjedra si kulturë familjare

Gjatë llogaritjes së kostos së prodhimit në 1 ha del se mjedra është kulturë familjare dhe kjo nënkupton që krejt fuqia e nevojshme punëtore sigurohet brenda familjes. Prandaj secila familje duhet të llogarisë në fuqinë vetjake familjare  dhe se duhet të trajtohet si punë shtesë ose edhe aktivitet kryesor por familjar. Familja duhet të përcaktohet për sipërfaqe të cilën e menaxhon me fuqinë punëtore vetjake. Fuqia punëtore merr pjesë me mbi 62% të shpenzimeve të prodhimit të mjedrës.

Është e rëndësisë së veçantë fakti se kemi të bëjmë me punë shtese ku mund të angazhohen kategori të familjes të cilët në forma tjera nuk krijojnë të ardhura (nxënësit, studentët, pensionistët, njerëzit e moshuar dhe njerëzit me shëndet jo të mirë dhe tjerë).

Kultivimi i mjedrës jo si biznes

Prodhuesit e mjedrës që nuk e kanë fuqinë punëtore të tyre, të cilët në këtë prodhim hyjnë për profit duhet të dijnë se mjedra është për prodhim për treg dhe se çmimi inputeve (fuqi punëtore dhe materialet) si dhe outputeve (frytet) e përcakton tregu. Kjo do të thotë se rrezikun e prodhimit e bart prodhuesi. Me prodhimtari 10-12 ton nuk arsyetohet ekonomikisht (shih kalkulimet e mëposhtme) .

Si biznes arsyetohet vetëm, në kushte shumë të përshtatshme agroekologjike dhe ku rendimentet sillen mbi 12 ton.

Prandaj prodhuesit e mjedrës në Kosovë duhet ta kenë këtë parasysh se: Mjedra duhet të jetë kulturë/pemë familjare.


Nr. Lloji i Shërbimit Njësi matëse Sasia Çmimi/njësi Shuma % pjesëmarrjes
I Shpenzimet materiale


           1,360.00                12.85
1 Plehu stallës  t  10  10.00  360.00
2 Plehu mineral NPK 8:12:26+3%MgO  kg  600  0.60  180.00
3 Plehu mineral NAG 27&N  kg  400                700.00
4 Pesticidi  sipas             udhëzimit

  20.00
5Spango për lidhje
fidanësh
kg  10 2.00
  
 

Shpenzimet e shërbimeve   

  1,405.00   13.27
1 transporti plehut stallës    ore/traktori   5   15.00   75.00
2 Transporti plehut mineral    ore/traktori   2   15.00   30.00
3 Kultivimi 3x    ore/traktori  30   15.00   450.00
4 Spërkatja 5x    ore/traktori  30   15.00   450.00
5 Transporti frutave    ore/traktori  40   10.00   450.00
 
IV Amortizimi


940.00 8.88
III Shpenzimet e pa parashikueshme


300.00 2.83
 
Shpenzimet e përgjithshme (I+II+III+IV+V) 10,585.00 100