Është e përhapur në të gjitha zonat e kultivimit të pemëve frutore të botës. Edhe në vendin tonë, pavarësisht nga intensiteti i prekjes është e përhapur në të gjithë vendin. Preferon të ushqehet në bimën e mollës, pjeshkës, kumbullës, e më pak në dardhe, qershi e vishnje. Në vite të veçanta, merimanga e kuqe është e përhapur edhe në formën e invazionit (mbi 100 merimanga për gjethe)
Përshkrimi i dëmtuesit
Femrat kanë trup 0.3-0.5 mm të gjatë në formë vezake, ngjyrë të kuqe të errët. Në anën shpinore, kanë nga 26 qime të bardha, që dalin nga lythat e radhitur në shtatë rreshta. Meshkujt janë 0.25-0.35 mm të gjatë, kanë ngjyrë të gjelbër ose të verdhë dhe gati formë trekëndëshi, pjesa e pasme e të cilëve ngushtohet. Vezët janë 0.15-0.20 mm të gjata, të rrumbullakëta, të kuqe dhe me bisht në maje, si koka e qepës së vogël. Vezët verore janë më të ndritshme. Larvat janë 0.16-0.18 mm të gjata, të kuqe dhe me nga tri palë këmbë.
Përshkrimi i dëmeve

Cikli i zhvillimit të dëmtuesit
Merimanga e kuqe dimëron në stadin e vezës, zakonisht në degët dyvjeçare, rreth sythave dhe në vend degëzime të pemëve dhe të hardhisë. Në pranverë, zakonisht në prill, nga vezët dimërore zhvillohen larvat të cilat ushqehen me gjethe të porsaformuara ku zhvillohen për 10-15 ditë, varësisht nga kushtet e ambientit.
Në maj, femrat e rritura ushqehen dhe kopulohen, pastaj bëjnë vezë verore të cilat i vendosin në anën e poshtme të gjetheve, zakonisht në të dy anët e damarëve.
Në gusht-shtator, gjenerata e fundit bën vezë dimërore. Zhvillon 8-10 gjenerata gjatë një viti, varësisht nga kushtet klimaterike. Koha e ngrohtë dhe pa të reshura e favorizon zhvillimin e dëmtueses. Edhe përdorimi joracional i preparateve kimike, sidomos në bazë të karbarilit (luftojnë edhe grabitqarët), krijon kushte të volitshme për zhvillimin e merimangës.
Metodat e monitorimit të dëmtuesit
Monitorimi i dëmtuesit fillon qysh në periudhën e dimrit, duke numëruar vezët dimërore dhe në këtë rast nëse konstatohen më shumë se 500 vezë për metër gjatësi të lastarëve i cili konsiderohet si pragu kritik, atëherë rekomandohet ndërmarrja e masave për menaxhimin e dëmtuesit. Gjatë vegjetacionit për monitorimin e dëmtuesit përdoret metoda e shkundjes së lastarëve dhe në këtë rast, varësisht nga faza e zhvillimit të hardhisë së rrushit edhe pragu kritik ndryshon.
Pragu kritik
Gjatë dimrit > 500 vezë/m gjatësi të lastarit, dhe gjatë vegjetacionit >10 imago (insekte te rritura) apo larva/gjethe
Menaxhimi i dëmtuesit
Masat agroteknike - Plehërimi i balancuar me plehra minerale dhe shmangia e përdorimit të sasive të tepruara të azotit, të cilat favorizojnë paraqitjen dhe përhapjen e dëmtuesit.
Masat fizike - Eliminimi i lastarëve të infektuar gjatë krasitjes së pemëve, ndikon në zvogëlimin e populacioneve të merimangës së kuqe.