Menaxhimi I kecave dhe qengjave

Menaxhimi I kecave dhe qengjave

Suksesi financiar në prodhimtarinë e deleve dhe dhive varet shumë nga menaxhimi i mirë në kohën e pjelljes dhe kjo drejtpërdrejtë rezulton në koston e prodhimit. Për të pasur profit sa me të madh për fermerët e deleve dhe dhive periudha prej 6 javëve para pjelljes dhe  dy javë pas pjelljes është shumë e rëndësishme.

Transferimi i deleve dhe dhive në kafaze të veçantë pas pjelljes
  • Madhësia e kafazeve të pjellës duhet të jetë të paktën 120 cm x 120 cm, për racat më të mëdha dhe me numër më të madh të qengjave apo kecave në pjellje, madhësia e kafazeve duhet të jetë më i madh se 180 cm X 180 cm
  • Dy ditët e para pas pjellës janë shumë të rëndësishme për  kafshët
  • Gjatë kësaj kohe delja/dhia dhe qengji/keci mësohen të njihen dhe ata lidhen në mes veti. Kafazi gjithashtu ju ndihmon fermerëve që t’i mbajnë gjatë gjithë kohës delet dhe dhitë në kontroll
  • Në kohën e futjes së qengjit/kecit në kafaz, kërthiza duhet të pritët dhe të zhytët në jod
  • Lyerja me jod ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe po ashtu ndihmon në tharjen e kërthizës

Sigurimi i marrjes adekuatë të kulloshtrës
  • Kulloshtra është qumështi i deles apo dhisë i cili prodhohet pas pjelljes deri 18 deri 24 orë pas  pjelljes, dhe ka vlerë të lartë ushqyese për qengjat dhe kecat e ri
  • Përveç rolit ushqyes, kulloshtra ka edhe rol imunologjik, kështu që siguron mbrojtje për qengjat dhe kecat e rinjë
  • Qengjat/kecat duhet të marrin sasi adekuatë të kulloshtrës brenda 30 - 60 minuta pas lindjes
  • Në dy orët e para duhet it jepet racioni i par deri në 120 – 150 ml në temperatura 35 – 40 ˚C
  • Ndërsa racioni i dytë pas 4 – 6 ore


    Sigurimi i marrjes adekuatë të kulloshtrës
  • Kulloshtra duhet të ruhet në frigorifer në ambient me lagështi
  • Gjatë dhënies së kulloshtrës, duhet të kemi kujdes që kulloshtra të mos i shkoj qengjit apo kecit në mushkëri. Pikërisht për këtë arsye, qengjit apo kecit nuk duhet t’i jepet kulloshtra kur ai të jetë shtrirë, por t’i jepet në pozitë të ngritur

Koha e ndarjes së qengjave apo kecave
  • Nëse praktikohet ndarja e hershme e qengjave apo kecave nga gjiri duhet të aplikohet një menaxhim i mirë i të ushqyerit në mënyrë qe të parandalohen sëmundjet si masitisi
  • 5 deri në 10 ditë para shkëputjes së qengjave apo kecave delet apo dhitë duhet të ushqehen me përqindje të ulet të proteinave dhe energjisë
  • 3 – 5 ditë pas ndarjes së qengjave dhe kecave  delet apo dhitë duhet të ushqehen me përqindje të ulet të proteinave dhe energjisë