Lopët të cilat kanë pasur mastit subklinik gjatë laktacionit duhet trajtuar me një terapi të drejtë (antibiotik) menjëherë pas mjeljes se fundit. Këto lopë duhet monitoruar me vëmendje gjatë kohës së tharjes, për tu u vërtetuar se gjiri i lopës është i shëndoshë. Duhet të konsultohet veterineri për këshilla.![]()
Ekzistojnë dy lloje të mastitit:
- Mastiti subklinik
- Mastiti klinik
Mastiti Subklinik
- Nuk ka shenja të dukshme të sëmundjes apo infektimit në qumësht apo në gjirin e lopës.
- Në gjirin e shëndoshë numri i qelizave somatike është me i ulet se 200,000.
- Kur paraqitët sëmundja e mastitit, numri i qelizave somatike rritët.
Mastiti Klinik
- Në këtë rast, shenjat e ndryshimit të gjirit janë të dukshme si ënjtje e gjirit dhe dhimbje.
- Temperatura e trupit rritët, dhe në disa raste lopët sëmuren
Sa ju kushton sëmundja e mastitit?
Për të ju përgjigjur kësaj pyetje së pari duhet të dimë se sa është përqindja mastitit në fermën tonë. Sëmundja e mastitit, fermën për prodhimin e qumështit e dëmton në shume mënyra:
- Zvogëlon prodhimin e qumështit,
- Kostoja e trajtimit të sëmundjes,
- Penalizmi në çmimin e qumështit,
- Hedhja e qumështit,
- Ngordhja e lopës,
- Largimi i parakohshëm i lopës,
- Zvogëlimin e potencialit gjenetik dhe
- Uljen e kualiteti të qumështit
Humbjet nga Mastiti
- Rreth 70 % e humbjeve të përgjithshëme shkaktohen nga ulja e prodhimtarisë se qumështit, si pasoj e sëmundjes së mastitit.
- Për fat të keq kjo humbje në të shumtën e rasteve nënvlerësohet nga prodhuesit e qumështit.
- Së pari kjo ndodhë në mastitin sublklinik (gjiri është i infektuar por qumështi duket të jetë normal) dhe se dyti humbjet janë nga ulja e prodhimit të qumështit të cilat humbje janë vështirë t’i njohim
Pse duhet të matët numri i qelizave somatike?
- Sepse mastiti shpesh herë është subklinik apo i "fshehur".
- Një numër i testeve janë zhvilluar për zbulimin e mastitit. Shumica e testeve përcaktojnë numërimin e qelizave somatike.
- Qumështi normal duhet të këtë me pak se 200.000 qeliza/ml.
- Nëse numri i qelizave somatike është me i lartë se 200.000 atëherë konsiderohet se qumështi nuk është normal dhe kjo tregon se mund të këtë infeksion.
- Numri i lartë i qelizave somatike është e lidhur me prodhimin e ultë të qumështit