Lëng i trashë (Sirup)

Lëng i trashë (Sirup)

Shtogu  është një bimë me efekte të forta terapeutike të cilat mund të përdoren për të trajtuar dhe për të parandaluar një numër të madh të sëmundjeve.

Tek ne nga lulet e shtogut pergaditet lengu i shtogut

Nevojiten45 lule shtogu, 4 kg sheqer, 5 litra ujë, 10 g limontoz

 

PërgatitjaLulet e shtogut lahen dhe kullohen ne ujë te ftohte. Ne një tenxhere vlohen 5 lit. ujë. Prej kësaj sasie te ujit, merret 1 litër e ujit ne te cilën qiten 4 kg, sheqer dhe limontozi te cilat duhet përzihen dhe lihen te qëndrojnë 24 ore, duke e përzier çdo 3 deri ne 4 ore. Pastaj ne sasinë tjetër te ujit (uji duhet te jete i vaktë) qiten lulet e shtogut dhe kështu duhet te qëndrojnë 24 ore.

Pas  24 ore,  uji kullohet nga lulet e shtogut dhe ky ujë përzihet me ujin i cili ka qene me sheqer dhe limontoz. Tani lëngu është I gatshëm për pije (sirupi) duke e përzier me ujë;.