Prognoza e shfaqjes se krimbit te molles(Carpocapsa Cydia pomonella)
Pas monitorimit përmes stacionit meteorologjik të vendosura në fshatin Vaganice komuna e Mitrovicës, si dhe permes feromoneve per monitorimin e krimbit te molles qe jane vendosur ne 15 pemishte me molle në komunen e Mitrovices, Vushtrris dhe Skenderait kemi vrejtur se ka filluar paraqitja e gjenerates se dyte e krimbit te molles.
Rekomandimet per kultivuesit e molles
Ju rekomandojm qe te behet sperkatja e pemeve për mbrojtje nga krimbi i Molles.
Disa praparate për luftimin e krimbit te mollës
| Emri tregtar i preparatit | Materia aktive | Doza/Koncentrimit |
| Match 5 EC | Lufenuron | 0.1 % |
| Calypso 480 SC | thiacloprid | 0.02-0.03% |
| Mospilan 20 SP | acetamiprid | 0.04% |

Përshkrimin e dëmtuesit
Është dëmtuesi i shpeshtë i mollës, dardhës, ftoit dhe arrës. Fluturat kanë trup 7-9 mm të gjate, ngjyre të përhimë të errët, pothuajse të njëjtë me lëvoret e degëzave dhe vështir është të dallohet gjate ditës. Në krahët e përparme ka vija të murrme, tërthore dhe të lakuara në formë valësh. Vezët janë të bardha si qumështi, ngjajnë pikës se ujit, me diametër deri 1 mm, ndërsa vemjet janë 15-20 mm të gjata, me ngjyrë trëndafili të çelet ose të bardhë.
Dëmet e shkaktuara
Është dëmtues mjafte i rrezikshëm, dëmet i shkaktojnë vemjet, të cilat ushqehen me fruta. Larvat krijojnë vrima depërtuese që shkojnë në drejtim të bërthamës së frutit, duke lënë një vrimë hyrëse të dukshme, që paraqitet me ngjyrë të kuqe rreth mureve të vrimës.

Vrima e tillë mbyllet me ekstrakte me ngjyrë kafe, ekstrakt i cili vjen si pasoj e ushqimit të larvës në pjesën tulore dhe farat e frutit. Më vonë një formë vrime e vogël e hapur zhbllokohet si rezultat i daljes së larvës. Frutat e prekur bien para pjekjes, shpesh të quajtur si rënia e qershorit.
Cikli i zhvillimit të dëmtuesit
Dimërojnë vemjet e rritura ne fshika kompakte të ndërtuara nga fijet e holla të mëndafshit, zakonisht në lëvore të çara të trungut ose nën plisa të dheut. Vezët e gjeneratës së parë gjenden në gjethe afër frytit dhe zhvillohen për 8-14 ditë, pastaj vemjet depërton në brendi të frutave, qe nuk rriten normalisht dhe krijojnë vrimat hyrëse me rrëshira. Insekti i rritur jeton 15-18 ditë në temperatura optimale 15 °C. Larva rritet për 3-4 javë, insekti mundë të ketë 1-3 gjenerata, varësisht nga kushtet klimatike dhe regjioni. Fluturat paraqiten në maj (meshkujt diç me herët) dhe pas kopulimit, femrat bëjnë 30-60 vezë (në disa raste 150) dhe kryesisht i vendosin në gjethe e rralle në fruta (gjenerata e parë) ose në bishta të frutave dhe në fruta, rrallëherë në gjethe (gjenerata e dytë). Fluturat e gjeneratës së dytë paraqiten me shumicë në korrik, ndërsa vemjet e tij shkaktojnë dëme me të mëdha, krimbi i mollës zhvillon dy gjenerata.
Metodat e monitorimit të dëmtuesit
Monitorimi behet përmes ferograckave dhe shumes së temperaturave aktive ditore.
Pragu kritik
1 jave deri 10 dite pas fluturimit, maksimal 1-2 vezë ose larva në 100 fruta.
Trajtimet (ndaj gjeneratës së parë) rekomandohen kur kufiri kritik arrin infeksionin 2-5% të frutave të prekur, derisa ndaj gjeneratës së e dyte 1%te frutave të dëmtuar.
Menaxhimi i dëmtuesit
Masat agroteknike
Zgjedh me kujdes vendin e ngritjes së pemishtes p.sh. jo afër pyjeve apo kopshteve. Largo lëvoret e hapura, posaçërisht nga pemët e vjetra.Vendos-mbështjell me karton rreth trungut të pemës me qëllim që insekti të vendos nimfat, largo dhe shkatërro ato në fund të sezonit.Nxit përdorimin e armiqve natyror - zogjve. Përdor kurthet me ndriçim, grackat - feromonet.Largo dhe shkatërro frutat e infektuar.Krasitja e degëzave të gjata dhe spërkatje efikase.Largimin e pemëve nikoqire në pemishtet të cilat nuk menaxhohen (molla, dardhe dhe arra) për të shkatërruar çerdhet e krimbit të mollës. Largo mbështetëset, gajbat për grumbullim dhe lëvoret e pemëve nga pemishtja. Mbrojtja realizohet që nga fillimi i masave sanitare në pemishte si dhe largimi i lëvoreve nga pemët e vjetra, pastaj mbledhja dhe zhdukja e frutave të infektuar.
Masat fizike dhe mekanike
Vendosja e brezave në trupa të pemëve me qëllim qe të krijohen kushtet e volitshme artificiale për dimërim. Pastaj në fillim të dimrit, brezat me vemje të grumbulluara largohen dhe zhduken.
Masat biologjike
Mund të përdoret trakë ngjitëse për zënien e insekteve. Masat biologjike me parazitët që ushqehen me vezët krimbit të mollës (Trichogramma, Ascogaster) dhe të disa llojeve të mizave (Icheminodae, Tachinidae). Insekticidet aplikohen një deri dy herë për gjeneratë janë të përcaktuara për kohë në baze të numrit të ditëve qe përputhen me çeljen e vezëve në ato pemishte ku feromonet në traken ngjitëse (tërheqëse) kalojnë 5 tenja për në traken ngjitëse (tërheqëse ).
Disa armiq natyral të C. pomonella janë shfrytëzuar si agjent të luftës biologjike. Zogjtë janë predatore të rëndësishëm të krimbit të mollës. Përveç këtyre, shume speciesh merimangash janë predatore të rëndësishëm të të gjitha fazave te zhvillimit jetësor të krimbit. Predator të tjerë përfshijnë specie të merimangave (p.sh Formica fusca), dhe gërshërëza evropiane (Forficula auricularia). Brumbujt e tokës gjithashtu ka të dhëna që ushqehen me lavra të rritura.
Feromonet për çorientim të parëzimit është një opsion për kontroll qe ka rezultatet e mira, mirëpo, kjo kontroll është e shtrenjte.
Ne fazën e lules Feromone për çorientim seksual për krimbin e mollës (CM)
Vërejtje: Feromonet për çorientim seksual duhet te vendosen pikërisht para fillimit të fluturimit të insekteve.
Masat kimike
Gjate vegjetacionet munde te kryhen gjithsej 4 trajtime me pesticide me materie të ndryshme aktive. Sasia e ujit te harxhuar për ha duhet jetë 400 l, kur lagështia relative është e larte dhe temperatura nën 20 C. Spërkatja e parë duhet të kryhet para se vemjet të depërtojnë në fruta. Për luftimin e gjeneratës së parë zakonisht kryen 1-2 trajtime (maj-qershor me acetamiprid (mospilan). Ndërsa për atë të dytin 1-3 trajtime (korrik-gusht).
Preparatet për luftimin e krimbit te mollës
| Emri tregtar i preparatit | Materia aktive | Doza/Koncentrimit |
| Match 5 EC | Lufenuron | 0.1 % |
| Calypso 480 SC | thiacloprid | 0.02-0.03% |
| Mospilan 20 SP | acetamiprid | 0.04% |