Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie
IADK ka filluar të zbatojë projektin “Transhumanca - ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi” i financuar nga Bashkimi Evropian, ku objektivi i përgjithshëm është “Përmirësimi i cilësisë dhe dukshmërisë së turizmit në lidhje me zhvillimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore, si dhe përfshirja e transhumancës në ofertën e turizmit të Kosovës dhe Malit të Zi”
IADK do të angazhojë një “Zyrtar/e të Projektit” për këtë projekt.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të marrë pjesë në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet e projektit
- Të prezantojë projektin tek palët e interesit dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet ku shtrihet projekti
- Të identifikojë fshatrat dhe përfituesit potencial
- Të bëjë shpërndarjen e të mirave tek përfituesit
- Të regjistrojë të gjitha informacionet e marra në teren/fshatra dhe familjet në fshatra
- Të organizojë trajnime për përfituesit e projektit
- Të bëjë raport për secilin aktivitet dhe për projektet sipas kërkesës
- Të marrë pjesë në trajnimet dhe seminaret e organizuara nga IADK
- Të përcjellë dhe përgatis të gjitha misionet me ekspertë lokal dhe internacional
- Të përgatis materialin për publikime, fletëpalosje/broshura
- Të kryejë edhe punë tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:
- Diplomë universitare e fakultetit të Bujqësisë, Ekonomisë apo Shkencave sociale
- Së paku 3 vite përvojë pune në pozita të ngjashme në projekte
- Njohuri të mira në paketën Microsoft Office
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi për punë në ambient multietnik
- Aftësi për tu përshtatur në punën ekipore
- Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës
- Të flasë dhe të shkruajë mirë gjuhët: Shqip dhe Anglisht (Serbisht e preferueshme)
- Të posedojë patentë shofer valid, kategoria B
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
- CV-në;
- Një letër motivuese;
- Kopjet e diplomave universitare;
- Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme, dhe
- Së paku dy referenca që kanë të bëjnë me zbatimin e projekteve.
Kandidatët e përzgjedhur duhet të sjellin:
- Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
- Çertifikatën e gjendjes shëndetësore
Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit prokurimi@iadk.org dhe zbunjaku@yahoo.com, më së largu deri më 29.09.2020, ora 16:00
Personi kontaktues: Besarta Hajrizi - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. 049 777 059
Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.