Nga data 12 - 20 Shkurt 2019, IADK ka mbajtur trajnime praktike për krasitjen dimërore tё pemёve në Komunat: Mitrovicё, Vushtrri, Drenas, Skenderaj dhe Kamenicё. Nё kёto trajnime kanё marrё pjesё mbi 60 fermer tё cilёt merren me kultivimin e pemёve, dhe kanё shpreh interesim pёr pёrfitimin e njohurive nё krasitjen e pemёve, qё ёshtё njёra nga masat mё tё rёndёsishme agroteknike pёr arritjen e njё prodhimtarie tё suksesshme, si nga aspekti i sasisё ashtu edhe cilёsisё sё frutave.![]()
![]()
![]()

Gjatё trajnimit pjesëmarrësit patën rastin tё marrin njohuri praktike rreth krasitjes dimërore për lloje tё ndryshme të pemëve. Ata janё informuar pёr rёndёsinё e krasitjes, e cila ndihmonë në rritjen e cilësisë sё frutave, garantonë prodhimtari maksimale, mundëson qarkullim tё ajrit dhe rrezatim mё tё mirё tё diellit, ka efekt të lart në mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet & dëmtuesit, gjithashtu nё revitalizimin e pemëve te vjetra dhe ndikimin në lulëzim.
