Gështenja

Gështenja

Gështenja është një frutë arror i cili përdoret gjate vjeshtës dhe dimrit ne familjet tona

Frutat aromatike me mbështjellës te forte me ngjyre kafe te erret janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave, dhe përveç kesaj kane me pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore.

Shijen e shkëlqyeshme e përcjellin njëkohësisht edhe veçorit e mira, te cilat janë treguar si shume te dobishme për shëndet. Nga frutat e tjera arrore dallon, sepse ka nivel me te ulet te yndyrave, dhe është e vetmja qe përmban vitaminën C.

Si të pjekim gështenjat në furrë

Mënyrat për te gatuar gështenjat janë te shumta: te pjekura ne zjarr ne tiganin e posaçëm me vrima, te pjekura ne furre, te ziera me gjithë lëkurë apo te ziera duke i hequr lëkurën e jashtme, atë me te fortën.

Me poshtë po ju paraqesim metodën e pjekjes ne furre, e cila është edhe me lehtësisht e realizueshme neper shtëpitë tona

Përbërësit

  • 1kg gështenja

Lajme shume mire gështenjat nen ujë te rrjedhshëm te ftohte, i vendosim ne një tas te madh te mbushur me ujë dhe i leme ne këtë mënyrë te zbuten për rreth 2 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i kullojmë dhe i presim pak me thike nga te dyja anët horizontalisht. I vendosim ne një tave te shtruar me letër furre dhe i pjekim ne furre te para ngrohur ne 250°C për rreth 30-40 minuta, duke i përzierë disa here. Ashtu te nxehta siç janë, i vendosim ne një pecete te pastër dhe i mbulojmë për rreth 10 minuta ne mënyrë qe ti hiqet lëkura sa me shpejt