Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania.
IADK është aktualisht organizata e vetme dhe udhëheqëse në Kosovë, e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në vitin 2015 dhe e ri-akredituar nё vitin 2019, në ofrimin e shërbimeve të trajnimit të arsimit joformal, përkatësisht në ofrimin, vlerёsimin dhe certifikimin e kandidatёve, si: Teknik i Blegtorisё, niveli III sipas KKK. Duke parë nivelin e ulët të trajnimit profesional të të rinjve dhe fermerëve në Kosovë, IADK përmes këtij aktiviteti do të trajnojë fermerët mbi bazën e kurrikulave të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Gjatë këtij viti IADK do të trajnoj një grup prej 15 fermerëve të Komunës së Lipjanit.
Projekti do të mbulojë shpenzimet që lidhen me trajnimet (ushqimin, materialet mësimore dhe certifikimin). Pjesëmarrësit do të trajnohen në profilin e blegtorisё (gjedhe, dele dhe dhi), i cili pёrmbanё gjithёsej 30 kredi (300 orё trajnime), apo vetёm nё ndonjёrin profil qё pёrmban 15 kredi (150 orё trajnime), ku 30 % do të jenë mësim teorik dhe 70 % mësim praktik.
Programi i kursit për Blegtori ёshtё i validuar nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve (AKK).
Kandidatët do të certifikohen si: Teknik i Blegtorisë, niveli ІІІ sipas Kornizёs Kombëtare tё Kualifikimeve (KKK).
Certifikimi është i barasvlershëm me diplomë të shkollës së mesme dhe do t’i shërbejë fermerit si dëshmi për njohuritë e tij.
KRITERET PËR APLIKIM DHE PËRZGJEDHJE:
Kategoritë e mundshme të personave që do të ndjekin këtë kurs janë:
• Fermerët te cilët jetojnë në Komunën e Lipjanit;
• Të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e detyruar dhe dëshirojnë të mësojnë në sektorin e blegtorisë;
• Personat që kërkojnë të marrin njohuri të një niveli më të lartë për në sektorin e blegtorisë;
• Të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional dhe janë të papunë;
Pas pёrfundimit tё trajnimeve dhe kualifikimit tё kandidatёve, ata do tё kenё mundёsi pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve pёrkrahёse, tё cilёn do ta publikoj IADK, nё tё cilёn fermerёt e kualifikuar do tё vinё me projekt-propozimin e tyre pёr grante me vlerё mesatare nga 3,000.00 Euro.
Aplikacionet mund t’i merrni në Komunën e Lipjanit përkatësisht në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, ose ta kёrkoni pёrmes e-mailit: hasan.cena95@gmail.com.
Ftesa pёr aplikim është e hapur nga data 09.06.2020 deri më 22.06.2020. Aplikacioni me dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më 22.06.2020, nё Drejtorinё për Bujqësi dhe Pylltari nё Komunёn e Lipjanit, ose nё e-mailin: hasan.cena95@gmail.com
Sinqerisht,
Zenel Bunjaku
Drejtor Ekzekutiv i IADK-së