Çka është ektima?
Ektima është sëmundje ngjitëse e lëkurës së deleve dhe dhive, e cila prek kryesisht kafshët e reja, në vitin e parë të jetës së tyre.
Kush e shkakton ektimën e deleve?
Shkaktari i sëmundjes është virusi që dhe bën pjesë në Poxivirus, familjen e parapoksif viruseve.
Virusi i ektimës parimisht prek lëkurën përreth gojës, megjithatë, dëmtimet/plaga mund të bëhen të gjëra dhe të përhapen në pjesë tjera të trupit, e mund të përcillet edhe në gjëndër qumështore të deles dhe dhisë. Plagët në gjëndër qumështore mund të shkaktojnw mastit akut me stafilokokë në dele/dhi dhe të mos ushqyerit e qengjave. Për më tepër, qengjat e uritur mund të përhapin sëmundjen në delet tjera, kur provojnë të ”vjedhin qumështin’’
Qengjat e rinj të prekur, mund të jenë të paaftë për t‘u ushqyer disa ditë, duke u bërë të dobësuar, molisur dhe të prirë për infeksione sekondare bakteriale të plagëve, e kjo mund të shpie në sëmundje të zgjatur dhe nw rastin mw tw keq edhe në ngordhje.

Si përhapet virusi i ektimës?
Virusi mund të përhapet nga kafshët e infektuara me kontakt direkt me kafshë të tjera të cilat kanë shenja të kësaj sëmundjeje. Po ashtu, virusi i ektimës mund të përhapet edhe përmes kontaktit me mjete, ushqim, dhe shtrojw e cila ka qenw në kontakt me kafshët e infektuara. Virusi kërkon dëmtime në lëkurë, për t’u futur brenda dhe të prodhoj infeksionin.
Shpërthimet mund të bëhen posaçërisht të rënda tek delet/dhitw në ferma, për arsye të numrit të lartë të bagëtisë që gjendet në një vend. Shpërthimet zgjasin ndërmjet 6 dhe 8 javë. Virusi mund të mbetët gjallë në rrethana të ambientit të ftohtë dhe me lagështi me vite. Pra mund të mbijetoj në objekte me vite të tëra. Delet/dhitw të cilat e kanë kaluar këtë sëmundje kanë mbrojtje të kufizuar kundër infeksionit të përsëritur me këtë sëmundje, mirëpo infeksionet vijuese janë më të buta dhe me jetë me të shkurtwr se sa infeksionet e para.

Shenjat e Ektimës?
Sëmundja përhapet shumë shpejt dhe mund të infektohet tufa deri 90% për dy muaj. Të dy gjinitë dhe racat e deleve/dhive janë të prekshëm nga kjo sëmundje. Vendet e infeksionit janë përgjithësisht buzët dhe hunda, mirëpo mund të jenë të infektuara edhe gjëndra qumështore dhe pjesa e poshtme e këmbeve.

Fig. 3 Delet me ektim kontagjioze
Infeksionet e njerëzve me virusin e Ektimës?
Virusi përhapet në njerëz në kontakt me dele të infektuara. Infeksioni zakonisht shihet në duar apo në fytyrë.
Trajtimi i Ektimës?Trajtimi i infeksionit në tufat e infektuara është i limituar. Përmirësimi mund të ndodh më shpejt, nëse kafshët e infektuara trajtohen individualisht në mënyrë lokale në lëkurë. Tretësira e jodit 50% dhe glicerinës 50% e aplikuar në vende të prekura me brushë të butë besohet se është e dobishme. Ky trajtim duhet të aplikohet për ditë. Dorezat duhet të përdoren kur bëhet trajtimi i deleve të infektuara për të parandaluar përhapjen nw njerëz.
Parandalimi i Ektimës?
Kontrolli i ektimës tek delet/dhitw duhet të përfshijë pastrim të përgjithshëm, e shoqëruar me dezinfektim të mjedisit dhe mjeteve që janë në kontakt me kafshet e infektuara. Numri i deleve/dhive në stallë duhet të jetë sipas konditave të parapara. Kur është e mundshme, delet/dhitw e infektuara duhet të ndahen nga kafshët e prekura. Delet/dhitë nuk duhet të vaksinohen kundër ektimës, veç nëse ka probleme me këtë sëmundje. Kafshët e sëmura kronike duhet të largohen nga tufa.
Ekzistojnë vaksina kundër kësaj sëmundjeje (Scabivax, Vaxorf, etj). Pasi që vaksina është e përbërë nga virusi i gjallë, duhet gjithnjë të përdoren dorëzat kur të bëhet aplikim i vaksinës pasi që mund të ndodh infektimi i njerëzve. Vaksina mund të jepet pas 1 jave të jetës dhe duhet të përsëritët pas 2-3 javë.