Dëmet e shkaktuara në lastarët e mjedrës nga veprimi i ngricave

Dëmet e shkaktuara në lastarët e mjedrës nga veprimi i ngricave

Dëmtimet e shkaktuara nga ngricat shfaqen në formë të zgjimit sporadik të sythave frutdhënës, me njolla të ndërprera të indit të tharë, shenja në formë pikash në lastarë, etj. Dëmtimet nga ngricat te kultivari i mjedrës dyvjeçare mund të evitohen nëse lastarët lëshohen të shtrihen në sipërfaqe të tokës në fund të vjeshtës, në mënyrë që në periudhën e dimrit të mbulohen me shtresën e borës, e cila vepron si mbrojtës i mirë i tyre nga ngricat. Nuk rekomandohet lënia e lastarëve të mjedrës të kultivarit Wilamette ose Meeker në periudhën e dimrit të qëndrojnë në pozitë vertikale përkatësisht të qëndrojnë të lidhur në mbajtës.