Çka është përcaktimi i momentit kur xhemi është gati?

Çka është përcaktimi i momentit kur xhemi është gati?

Shumica e recetave vetëm theksojnë ‘ ziej  deri sa  xhemi  është gati të provohet ose testohet’  ekspertet që përgatitin xhemin e dine saktësisht se çka nënkupton kjo thënie : vendose një lugë të vogël  të  xhemit te përgatitur në një pjatë të vogël të ftoftë ( e cila ka qëndrua  në frigorifer), e lemë të ftohet për një minutë, mandej e vendosim gishtin për ta parë se a është arritur pika kur xhemi të jetë  gati.  Duke përdorur  termometrin: xhemi dhe marmelata arrijnë përcaktimin e momentit menjëherë pasi që janë zier në 105C/220 F për 10 deri në 15 minuta.

SA XHEM ËSHTË PËRGATITUR NË SECILEN RECEPT?

Kjo është një pyetje e mirë dhe është për  tu përgjigjur. Shumë njerëz dëshirojnë të dinë për numër e duhur të kavanozave për ruajtje, apo të dinë për sasinë e sakte te kavanozave qe  mund ti përfitojnë për ruajtje, etj. Sasia e xhemit për secilin recetë të dhënë ka me dallua në bazë të përmbajtjes së lagështisë dhe pjekurisë së frutave të përdorur. Madje edhe receta e saktë mund të prodhon më shumë apo më pak xhem të përdorshëm në ditë të ndryshme, prej furnizuesve të ndryshëm të frutave të njëjte. Si udhëheqje 1.5 kg të frutave me 1.5 kg sheqer dhe 250 ml ujë  zakonisht  përfundon me përfitimin e 2 litrave të xhemit (jep ose merr) pas zierjes arrin te caktimi I momentit. Gjëja më e mirë për  tu bërë është të keni sasi të mjaftuar të kavanozave dhe kapakëve që të jeni të sigurt se keni mbulueshmëri.

A MUND TE PERGATIS XHEMIN ME MË PAK SHEQER?

Ky është një shqetësim (çështje) e zakonshme në ditët e sotme; shumë njerëz dëshirojnë të përgatitin xhemin me pak sheqer, duke zvogëluar kaloritë dhe insulinën që ndikojnë në tiparin e konservimit. Përgjigjja është PO, por duke përdorur më pak sheqer se sa që është e shkruar në recetë nënkupton se nuk mund ta mbani xhemin në ruajtje për shumë  kohë të gjatë, dhe posa të hapet duhet të qëndroj në frigorifer për të parandaluar zhvillimin  e mykut. Nëse jeni të shqetësuar me sasinë e sheqerit në xhem atëherë ndoshta duhet të bëni kompot prej frutave ose  ti konservoni me mirë.

A ESHTE E REZIKSHME PERGATITJA E XHEMIT?

Nëse fillojmë përgatitjen e xhemit në mënyrën e gabuar, me pajisje të gabuara dhe duke shpejtuar atëherë përgatitja e xhemit mund te behet shume e rrezikshme. Një zierje e përsëritshme e cila mund të arrijë temperaturën  rreth 200 °C fitohet një lëng shume i trashe, i cili nëse bije ne kontakt me lëkuren mund te jete shume i rrezikshëm. Megjithatë, vështirë se ka ndonjë rrezik nëse ju shpenzoni kohën tuaj ne mënyrën e duhur, duke  përdorur një tenxhere të thellë ruajtëse (ose tigan) vetëm gjysme të mbushur, një lugë të gjatë dorë për përzierje dhe një hinkë të xhemit për zbrazjen e xhemit.

Dhe megjithëse mbledhja e frutave është ditë e mirë familjare nga ne nuk këshillohet bërja e xhemit me ndihmën e fëmijëve të vegjël, në fakt është shumë më mirë për përqendrim nëse e bëni vetë në mënyrë të pandërprerë.

A MUNDEM TA PËRDORI TIGANIN TIM TË VJETËR TË PËRGATIS XHEMIN

Shumica e personave rekomandojnë tigan prej 9 litra – mjaftë të gjerë për të lejuar evaporimin e shpejtë të avujve të ujit, për trashjen e shpejt të xhemit – mjaftë e lartë për të lejuar zierjen e shpejt dhe fluskimin pa arritur asnjëherë në maje – dhe me bazë mjaftë të trashë për të mbrojtur masën  nga djegia. Kualiteti i mirë i tiganit prej qeliku të pandryshkur është njëra ndër tiganët më të mirë, është jo korrozive dhe inerte për përgatitjen e lëngjeve acidike të frutave. Përdorimi i tiganëve me dizajn te vjetër (përveç atyre të cilësisë më të lartë të prodhuesve me reputacion) asnjëherë nuk e përcjellin nxehtësinë  mjaftë shpejtë për kohën e duhur të zierjes,( edhe pse jeni mësuar me mjetet e vjetra, me vonë do të mësoheni ti kompensoni ato). Tiganët e aluminit dhe te bakrit nuk janë te mira për konservimin e frutave me sasi të lartë acidike dhe mund ta prishin përgatitjen e procedurës së xhemit.


CILI ËSHTË PROBLEMI MË I MADH I PËRGATITJES SË XHEMIT

Rrëmuja. Qartë dhe thjeshtë: nëse e stërmbushni tiganin e konservimit (ose nëse nuk është aq i madhë / i lartë mjaftueshëm) pastaj kur gjatë përzierjes xhemi mund te spërkas ne gjithë sipërfaqen e gatimit, e cila kur thahet, mund të jetë e vështirë për tu pastruar. Dhe nëse keni vetëbesim ose jeni duke u ngutur kur bëni mbushjen e xhemit në kavanoza, mund te spërkatni aksidentalisht gjithandej, për këtë arsye është mirë që të vendosni poshtë gazeta dhe të mbani ndonjë leckë të vjetër për dorë. Nëse jeni te përgatitur dhe nuk jeni për ngut, shumica e rrëmujës mund të eliminohet.

UNË KAM PËRGATITUR XHEM TË LËNGSHËM , A DUHET TA HUDHI ATË?

Mos e hudhni xhemi ose mos e konservoni gjate nëse keni mbushë  xhemin në kavanoza dhe prape është shumë i lëngshëm pas një ose dy dite të ftohjes . Ju keni harruar caktimin e pikës dhe kjo është e tëra. Vendosni të gjitha kavanozat ne tiganin ruajtës, dhe shtoni dy lugë gjelle me ujë, vendosni për zierje të lehtë, përzieni, dhe pastaj zieni deri sa xhemi të trashet. Pastroni dhe ri sterilizoni kavanozat dhe rimbushni.