Çka është çalimi infektiv i deleve?
Sëmundje infektive e thundrave të deleve dhe dhive, është e përhapur në tërë botën dhe për këtë shkak paraqet problem të rëndësishëm shëndetësor dhe ekonomik në kultivimin e deleve. Kjo sëmundje në kushtet tona, shkakton zvogëlimin e masës (peshës) së gjallë të deleve, humbje në prodhimtari të qumështit, zvogëlimin e pjellshmërisë etj.
Sëmundja infektive e thundrave është përfaqësues tipik i sëmundjeve, të cila janë të lidhura për infeksion të tokës. Infeksioni i kësaj sëmundje shpejtë transmetohet në kullotë ose në stallë, veçanërisht kur ka lagështi (shtroja e lagët, vendstrehimi me baltë, koha me shi). Duhet të potencohet se kjo sëmundje merr hov gjatë pranverës së hershme dhe në vjeshtë të vonshme.
Cilët janë faktorët te cilët ndikojnë në përhapjen e sëmundjes?
Faktorët të cilët ndikojnë në përhapjen e sëmundjes infektive të thundrave të deleve dhe dhive janë:
- Shtroja e lagësht;
- Koha me shi (toka e lagësht dhe e butë);
- Prerja jo e rregullt dhe jo e drejt e thundrave dhe
- Dëmtimet mekanike.
Çka e shkakton sëmundjen?
- Beninjë (i lehtë);
- Mesëm virulent (mesëm i rrezikshëm) dhe
- Virulent (i rrezikshëm).
Nëse infeksioni ndodh me llojin virulent, sëmundja përfundon me ‘’ zbathje të thundrave’’, ndërsa nëse formohet me llojin e mesëm virulent, atëherë formohet dermatiti interdigjital (ndezja e lëkurës ndërmjet gishtave), derisa me llojin beninjë nuk ka raste te shprehura klinike në formë të çalitjes së rënd.


Mjekimi
- Kontrollimi i tërthortë i të gjithë deleve në kope dhe ndarje e deleve të sëmura nga ato të shëndosha;
- Përpunim kirurgjik i thundrave të deleve të sëmurë dhe mënjanim i tërësishëm i pjesëve të përfshira nga sëmundja;
- Trajtimi i thundrave të prera me dezinfektues (10% tretje në formalin ose 10-20% tretje në sulfat bakri);
- Dhënie e 0.5 gr sulfat zinku në ditë, përmes ushqimit të koncentruar;
- Tek rastet më të vështira, në konsultim me veterinarin të jepen antibiotikët (Oksitetraciklina, penicilina etj.)
- Pas pastrimit individual të thundrave, delet duhet të kalojnë nëpër kanal me dezinfektues (10% të gurkalit, ose formalinë) edhe atë 2-3 ditë me radhë;
- Procedura të përsëritet në intervale mujore deri sa të shërohet numri më i madh i deleve;
- Delet që nuk shërohen duhet të dërgohen në thertore;
Parandalimi mundësohet duke zbatuar disa veprime në praktikën e zakonshme:
Pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve në të cilat qëndrojnë delet;
Gjatë ndërrimit të lokacionit të deleve në sezona të ndryshme, duhet pasur kujdes të veçantë që të mos transportohet me automjete që nuk janë dezinfektuar paraprakisht;
Prerja e thundrave gjatë kohës së trajtimit të bëhet në një vend, mbeturinat të digjen, ndërsa vendi i punës të dezinfektohet në tersi. Gjatë blerjes së deleve duhet pasur kujdes për gjendjen shëndetësore të kopesë së ofruar, ndërsa delet e posa arritura edhe pse janë të shëndosha, nuk duhet të përzihen me kopenë së paku 30 ditë. Po ashtu duhet të sigurohen barriera me dezinfektues nëpër të cilat duhet të kalojë çdo vizitues i fermës.
A ekziston vaksinimi kundër kësaj sëmundje?
Si zbatohet sulfati i bakrit dhe formalina ?
Cilat janë përparësitë e përdorimit të sulfatit të zinkut?