Aftësimi profesional në programin "Teknik i Blegtorisë"

Aftësimi profesional në programin "Teknik i Blegtorisë"

Që nga viti 2009, IADK ka filluar trajnimet e para në sektorin e blegtorisë me grupe të ndryshme të fermerëve të cilët kanë qenë të angazhuar në këtë sektor. Duke marrë në konsideratë problemet e shumta të fermerëve blegtorë si në aspektin e përmirësimit të racës së lopëve, ofrimin e ushqimeve  të nevojshme për lopë, përmirësimin e cilësisë, të sasisë së qumështit dhe të mishit, IADK që nga viti 2009 e deri 2021 ka organizuar trajnime të shumta me fermerë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.

Qënga viti 2015, organizata IADKështë akredituar dhe validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në programin e sektorit të blegtorisë. IADK deri më tani ka çertifikuar gjeneratën e shtatë të fermerëve blegtorë të cilët kanë ndjekur me sukses aftësimin profesional në këtë sektor dhe kanë marrë titullin “Teknikë i Blegtorisë” sipas Nivelin III të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Programet modulare në sektorin e blegtorisë ndahet ne dy profile: profili për “Gjedhe” dhe profili për “Dele dhe Dhi”, me gjithsejë 300 orë mësimore apo 30 kredi, ku 70 % e moduleve realizohen në formën e mësimit praktik ndërsa 30 % e tyre në formën e mësimit teorik.

IADK në kuadër të aseteve të saj posedon sallat për mbajtjen e trajnimeve teorik si dhe pajisje të nevojshme profesionale për realizimin e trajnimeve praktike. IADK ka bashkëpunim të thellë me ferma të ndryshme model të gjedheve, të deleve dhe të dhive, ku një pjesë e trajnimeve praktike  realizohen në këto ferma, në të cilat demonstrohen praktikat më të rëndësishme blegtorale.

Programi mësimor për profilin “Gjedhe” dhe “Dele dhe Dhi”.


2.jpg
3.jpg
4.jpg
5.jpg
6.jpg
7.jpg
9.jpg