Organizohet tryezë e rrumbullakët në IADK

IADK

“Fuqizimi i grave rurale përmes trajnimeve profesionale dhe punësimit” ishte tema e diskutimit në tryezë e organizuar në IADK.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin akter të ndryshëm si zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Drejtor dhe Zyrtarët nga Drejtorit e Bujqësisë së komunës së Shtimes, Lipjanit dhe Mitrovicës, Zyrat regjionale për punësim si dhe përfituese të IADK-së. Të pranishmit patën mundësin të njihen me të arriturat e projektit dhe sfidat e hasura gjatë implementimit të projektit, gjithashtu përgjatë kësaj tryeze janë prezantuar edhe të gjeturat dhe rekomandimet e marra nga ekspertja e angazhuar për realizimin e analizës gjinore në kuadër të projektit. Njëkohësisht, kjo tryezë shërbeu për të diskutuar temat e shumta me interes për gratë, të rinjtë, grupet e margjinalizuar, institucionet relevante dhe adresimit të kërkesave dhe rolin e partnerëve të ndryshëm në përmirësimin e gjendjes aktuale.

Nga tryeza e rrumbullakët u nxorën rekomandime dhe konkluzione të arsyeshme rreth mundësive për aftësim profesional, punësimin dhe barazi gjinore të cilët do të jenë relevante për të gjithë partnerët. Është një zotim i të gjithëve, që secili të kontribuoj në fuqizim të gruas në veçanti për ato nga zonat rurale për integrim shoqëror dhe ekonomik, të krijohen kushte për të rinjtë, gratë dhe grupet e margjinalizuara për inkuadrim në bujqësi përmes aftësimit profesional dhe mbështetjes se tyre me grante me qëllim të gjenerimit të të ardhurave.

Drejtori i organizatës IADK, Z. Zenel Bunjaku falenderoj të pranishmit për diskutimet dhe kontributin konstruktive në ndihmë dhe në gatishmërinë e tyre për zbatim të suksesshëm të projektit.

Për të shfletuar hulumtimin e bërë për analzën gjinore në kuadër të projektit klikoni këtu:

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenereminin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Zvicran CFD dhe zbatuar nga IADK.