Realizohet trajnimi dhe certifikimi i studentëve🌱

IADK kontribuon në përfitimin e përvoja të punës për studentët
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt trevjeçar (2023-2025), i financuar nga Donatori Bread for the World (BfdW) nga Gjermania, edhe këtë vit ne IADK është duke realizuar një program të punës praktike për studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore. Me dy grupet e studentëve (gjithsejt 30 student) janë relizuar nga 5 ditë trajnime për shkathtësi të buta, të cilat do të ju ndihmojnë për qasje më të lehtë në tregun e punës.
Përveq trajnimit dhe certifikimit, studentët e përzgjedhur do të sistemohen në punë praktike në kompani private, që merren me prodhimtari bujqësore dhe agropërpunim. Puna praktike tre mujore në këto kompani do tu mundësoj përfitimin e përvojave të reja profesionale, dhe rritjen e mundësive për punësim.