VIZITA STUDIMORE PËR SHKËMBIM TË PËRVOJAVE ME PËRFITUES NGA SEKTORI I BLEGTORISË

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ , IADK ka organizuar 3 vizita studimore për përfituesit e projektit në sektorin e blegtorisë me qëllim të avancimit të mëtejmë të njohurive për teknikat mbarështimit, higjienës dhe të ushqyerit e lopëve qumështore.

Në komunën e Dragashit është vizituar fermeri Nazmir Piraj, në Podujevë  është vizituar fermeri   Tefik Jashari dhe në Malishevë është vizituar fermeri Riza Morina.

Gjithsej 39  fermer kanë marrë pjesë në këto vizita. 

Gjatë këtyre vizitave  janë shkëmbyer përvojat e fermerve në mes veti, si dhe përfituesit patën mundësi të njoftohen më përvojën dhe njohurit  e këtyre fermerve mikëpritës dhe  të suksesshëm, të cilët kanë shpjeguar  për  balacimin  e  racioneve ushqimore bazuar në kërkesat për kafshë sipas gjendjes fiziologjike dhe nivelit të prodhimit, për praktikat e mbajtjes së higjienës dhe procedurave standarde të procesit të mjeljes, kushtet e mbarështimit dhe mirëqenien e kafshëve.