IADK certifikon🎓 kandidatet në sektorin e përpunimit të ushqimit – moduli konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme!

Me datë 26.12.2023 është organizuar ceremonia e certifikimit të 15 kandidateve që kanë vijuar trajnimet në modulin konservues i frutave, perimeve dhe të ngjashme.
Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programeve të validuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, kandidatët e suksesshëm kanë marrë kualifikimin Niveli i III, sipas Kornizes Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me nga 4 kredi.
Shpërndarja e certifikatave është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, trajnuesit specifik që kanë mbuluar modulet në këtë sektor, si dhe anëtarët e projekti.
Po ashtu këto kandidate janë mbështetur me pajisje esenciale për përpunim shtëpiak të ushqimit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes programit të zhvillimit të aftësive”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ Kosovo) GmbH, mandatuar në emër të Republikës Federale te Gjermanisë🇩🇪