Grupi GIGVA organizon takimin e fundvitit!

IADK
Grupi GIGVA, me 24 gra nga zonat rurale, organizoi takimin e fundvitit me qëllim të prezantimit të arritjeve të tyre nga viti i kaluar dhe shprehjes së mirënjohjes ndaj IADK-së për kontributin e tyre mbështetës.
Pjesëmarrësit prezantuan sukseset e grupit gjatë vitit të kaluar si dhe u diskutuan planet për vitin 2024, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së më shumë grave në aktivitete.
IADK luajti një rol shumë të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe vajzave, duke i nxitur ato të zhvillojnë biznese dhe të rriten me vetëbesim dhe ambicie. Përmes trajnimeve dhe ndihmës financiare, IADK ka kontribuar në aftësimin e tyre, përpjekje këto që kanë lejuar gratë të përmirësojnë kushtet ekonomike dhe të ndjehen të integruara në komunitet.
Takimi u përfundua me një festë tradicionale, ku gratë shërbyen ushqime tradicionale të përgatitura nga vetë ato. Kjo ngjarje shënoi një moment të fuqishëm solidariteti dhe bashkëpunimi në përpjekjet e grave për zhvillimin e komunitetit të tyre.