Realizohën trajnimet për grupin e grave në fushën e përpunimit të ushqimit, në veçanti për modulin e konservimit të frutave, perimeve dhe të ngjashme


Si rezultat i kërkesës në industrin e përpunimit të ushqimit për mundësi punësimi dhe hapje të bisneseve personale, IADK ka krijuar programe trajnuese për zhvillimin e aftësive profesionale.
Këto trajnime kanë për qëllim të përmirësojnë sektorin në përgjithësi dhe të ndihmojnë në rritjen e tij.
Grupi prej 15 pjesëmarrësve ka ndjekur trajnime 12-ditore (teori dhe praktikë) në përpunim dhe 2 ditë në marketingun dixhital.
Temat e trajnimit janë bazuar në modulet – programe të cilat njihen nga AKK dhe përfshijnë si më poshtë:
• Mbrojtja dhe siguria në punë;
• Higjiena personale dhe mbrojtja e mjedisit;
• Përdorimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe objekteve në industrinë e fruta-perimeve;
• Teknologjia e përpunimit të frutave dhe perimeve.
Trajnimet profesionale janë mbajtur ne metodologjinë 70% trajnime praktike dhe 30% trajnime teorike, ku së shpejti këto kandidate do të përfitojnë certifikata profesionale të njohura ndërkombëtarisht.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes programit të zhvillimit të aftësive”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar në emër të Republikës Federale te Gjermanisë.