IADK vazhdon mbajtjen e trajnimeve profesionale në programin” Bërës ëmbëlsirash” me grupin e grave nga Podujeva 👩‍🍳🍰🧁

IADK është duke i realizuar trajnimet profesionale me grupin e grave nga Komuna e Podujevës me qëllim të ngritjes së njohurive në sektorin e pastiçerisë.
Krahas mundësive pozitive të zhvillimit të individëve në këtë sektor, ndjekja e trajnimeve profesionale të akredituara është çelësi i suksesit të zhvillimit të mëtutjeshëm të njohurive.
Trajnimet profesionale te cilat janë duke i ndjekur grupi i grave janë të dizajnuara në pjesën praktike me 70% dhe atë teorike 30%.
Kandidatet që janë duke ndjekur trajnimin profesional në sektorin e përgatitjes së ëmbëlsirave do të përfitojnë njohuri dhe zhvillim të aftësive duke i’u mundësuar qasjen më të lehtë të punësimit, të cilat pas përfundimit të fazave të vlerësimit do të pajisen me çertifikata të cilat do të verifikohen nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Për më tepër këtij grupi të grave do t’i ofrohet mundësia e aplikimit për grant i cili ju mundëson ngritjen e njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave, në mënyrë që njohuritë e përfituara gjatë trajnimit t’i zbatojnë në biznesin e tyre dhe të gjenerojnë të ardhuara dhe mundësi punësimi edhe për gra të tjera.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” i financuar nga donatori Gjerman BfdW.