Eksperti Gjerman përmbyll me sukses misionin e tretë me IADK-në!

Nga data 24 deri më 31.10.2023, IADK ka angazhuar ekspertin Dr. Josef Fröhlich nga organizata “Senior Experten Service”- Gjermani për të ndarë përvojën e tij me stafin e teknologëve dhe praktikantëve të IADK-së si dhe studentët e teknologjisë ushqimore në përgatitjen e llojeve të ndryshme të djathit, dhe jugurtit me fruta të ndryshme.

Gjatë trajnimit janë bërë analizat sensorike dhe analitike të qumështit të papërpunuar, teknikat e higjienës dhe pastrimit të pajisjeve, trajtimi termik i qumështit, prodhimi i jogurtit dhe djathit, analizat sensorike dhe analitike të jogurtit dhe djathit. Të gjithë kandidatët janë certifikuar nga eksperti Dr.Josef Fröhlich dhe Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku.