IADK organizon tryezë të rrumbullakët

Sot, në IADK, më datë: 23.10.2023 është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën: “Fuqizimi i grave nga zonat rurale duke përmirësuar qasjen e tyre në mundësitë ekonomike”.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: z.Zenel Bunjaku – Drejtor Ekzekutiv i IADK-së, në cilësinë e panelisteve të takimit ishin: znj.Edi Gusia – Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit, znj.Shqipe Prekaj – Zyrtare e Lartë e Mbrojtjes së Viktimave të Dhunës në Familje/Departamenti për Shërbime Sociale dhe Familjare si dhe znj.Remzije Zekolli – Koordinatore e Njesisë për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtare për Barazi Gjinore, të pranishëm nga institucione të ndryshme vendore, përfaqësues nga Komuna e Shtimes dhe e Vushtrrisë, zyra për punësim si dhe fermer përfitues nga Komunat ku shtrihet projekti: Shtime, Lipjan, Mitrovicë dhe Vushtrri.
Gjatë disuktimit janë shqyrtuar qështjet që kanë të bëjnë me problematikën e transportit publik për çasjen e grave në aktivitete dhe angazhime pune, formalizimin e bizneseve të grave në mënyrë që të pranohen sa më shumë fonde për to, regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve, dukuria e largimit të të rinjëve jasht vendit, bashkëpunimi ndërinstitucional etj.
Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve dhe grave nga zonat rurale përmes përfshirjes në bujqësi dhe përpunim të ushqimit” financuar nga organizata feministe zvicrrane CFD dhe zbatuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).