Diasgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit!

IADK në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale- Komuna e Vushtrrisë dhe Komuna e Mitrovicës, si dhe stafin mjekësor të QKMF-së organizuan ligjëratën vetëdijësuese për kancerin e gjirit.

Diasgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit!

“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë. Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale. Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën. Gjatë gjithë muajit ndërmerren aktivitet për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.Falenderojme ne veçanti Dr. Naile Gjaka dhe Dr. Elsa Merovci per ligjëratën e sotme.