Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale 🌾👩‍🌾

Nënat, vajzat dhe gjyshet rurale festojnë 15 tetorin e cdo viti. Kjo datë nderon, respekton dhe vlerëson mundin dhe sakrificën e gjinisë femërore rurale. Ato luajnë një rol kyç në prodhimn e ushqimit dhe ndërtimin e bujqësisë në këto zona edhe pse ballafaqohen me sfida të ndryshme.

Në shenjë falenderimi për kontributin e tyre, për këtë datë, IADK ka ndarë dhurata për gratë përfituese të projekteve të IADK-së:

1. Mevlude Zeqiri, Mitrovicë (Përpunimi i Qumshtit)

2. Fatmire Bajrami, Vushtrri (Perime ne serre)

3. Hidajete Demaj Nika, Drenas (Blegtori)

Mbështetja e IADK-së në fushën e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe atë të përpunimit ushqimor i bën sfidat e grave rurale më të përballueshme.Trajnimet profesionale në këto fusha, angazhimi i ekspertëve të ndryshëm ndërkombëtar, trajnimet në marketing, përkrahja me grante dhe pajisje profesionale shndërron idetë e tyre në realitet, ngrit pozicionin e grave në komunitet dhe vendimmarrje. Le të festojmë këtë ditë të rëndësishme dhe të punojmë bashkë për një të ardhme më të ndritur dhe të barabartë për të gjitha gratë rurale!

#DitaNdërkombëtareEGraveRurale #Bujqësia #ZhvillimiRural #IADK