Dita e Arrës

Më datën 05.10.2023 në Gjinoc të Suharekës, IADK në bashkepunim me Shoqatën e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë ka realizuar “Ditën e Arrës”.

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) po zbaton projektin “Fuqizimi i zinxhirit të vlerës përmes zhvillimit të aftësive” i financuar nga GIZ.Pjesemarrja në këtë event ishte e madhe. Fermerët ishin shtylla kryesore e ketij eventi. Përveq numrit të madh të pjesëmarrësve të pranishëm ishin edhe perfaqësuesit te Ambasadës Gjermane zj.Vera Bauman , përfaqësuesi I shoqatës GIZ z.Valmir Xhemaijli , kryetari I Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, përfaqësuses të shoqatave të ndryshme, si dhe fermerë nga vende të ndryshme te Kosovës. Gjatë këtij eventi tema kryesore ishte përkrahja, fuqizimi I fermerit me njohuri për kultivimin e arrës. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit të cilët shfaqën interesim dhe ishin të pranishëm në këtë event.