Barërat e këqija dhe Bimët Mjeksore e Aromatike (BMA)

Barërat e këqija dhe Bimët Mjeksore e Aromatike (BMA) konkurrojnë për të njëjtat burime, dritë, ujë dhe lëndë ushqyese. Barërat e këqija janë bimë të padëshiruara që ndërhyjnë në shfrytëzimin e tokës
dhe burimeve ujore, shërbejnë si streh për patogjenë dhe dëmtues dhe kështu ndikojnë negativisht në kultivimin organik të BMA-ve, njëkohësishtë, janë bartës dhe përcjellës të materieve helmuese – ndotëse të BMA-ve (Pyrolicidinë dhe Tropan Alkaloide). Prandaj, menaxhimi i barërave të këqija përmes teknikave dhe makinerisë së përshtatshme, ndihmon në reduktimin/eliminimin e popullatës së barërave të këqija dhe i mbanë ato nën nivelin e dëmeve ekonomike.
Një rolë të rëndësishëm në menaxhimin e suksesshëm të barërave të këqija po luan projekti #SIRED që përmes partnerëve të saj @FiBL, @IADK dhe @shoqatës Organika kanë organizuar një ditë fushore për trajnimin e fermerëve, kultivues të BMA-ve në Istog. Eksperti nga FiBL, Z. Nicolas Lefebvre së bashku me partnerët, ofruan ekspertizën e tyre rreth praktikave të lejuara për menaxhimin e barërave të këqija, njëkohësishtë demonstruan praktikishtë rolin dhe rëndësinë që ka makineria e posaqme shumë funksionale (Tilmor) për menaxhimin e barërave të këqija në kultivimin e bimëve, e në veçanti në prodhimtarinë organike të BMA-ve.
Projekti SIRED, përmes partnerëve të sajë do të vazhdoj të ofroj mbështetje për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë organike të bimëve mjekësore e aromatike, një sektor me potencial për bujqësinë Kosovare.
@CaritasSwitzerlandinKosovo @AustrianDevelopmentAgency